LAJMI I FUNDIT:

Shtylla elektrike bie mbi rrethojë të oborrit në Drenas, rrezikon banorët (Video)

Shtylla elektrike bie mbi rrethojë të oborrit në Drenas, rrezikon banorët (Video)

Në fshatin Terstenik të Komunës së Drenasit, një shtyllë elektrike është rrëzuar mbi rrethojën e një shtëpie. Banorët e shtëpive që rrezikohen nga kjo shtyllë janë shprehur të shqetësuar, teksa kanë thënë se institucionet përkatëse nuk po ndërmarrin asnjë hap.

Ka plot një javë që është në këtë gjendje. Kjo shtyllë elektrike, që ka rënë mbi rrethojat e oborrit, po rrezikon jetën e banorëve të katër shtëpive.

Bajram Hajdinaj, banor i fshatit Terstenik të Komunës së Drenasit thotë se përkundër rrezikut që sjell kjo shtyllë, akoma nuk është ndërmarrë ndonjë hap për rregullimin e saj.

“Kemi lajmëruar organet kompetente. Policia e Drenasit ka detyruar të intervenojnë vetëm sa për të izoluar telat, por intervenime tjera nuk ka pasur”, thotë për RTV Dukagjinin, banori Bajram Hajdinaj.

Një banor tjetër që i kanoset po i njëjti rrezik thotë se brenga e tyre më e madhe janë fëmijët.

“Po na rrezikohen fëmijët. Ndonjëri nga ta mund të vdesë nëse i prek këta tela”, thotë banori tjetër Qerim Hajdinaj.

Zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala, ka thënë se është intervenuar menjëherë pas raportimit të RTV Dukagjinit.

“KEDS nuk ka qenë i informuar në lidhje me gjendjen e asaj shtylle. Më të marrë informatën nga RTV Dukagjini ne kemi dërguar një ekip i cili ka eliminuar rrezikun. Gjatë ditëve të ardhshme sigurisht se do të ndryshohet ajo shtyllë”, tha Viktor Buzhala.

Pas kësaj përgjigje nga KEDS, RTV Dukagjini ka kontaktuar prapë Bajram Hajdinaj, i cili ka dërguar një fotografi, e që sipas tij dëshmon se problemi nuk është rregulluar. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Propozimi i PDK-së për datën e zgjedhjeve, ristrukturimi në këtë parti dhe deklarata e Hamzës për Kurtin, Abdixhikun e Haradinajn

Propozimi i PDK-së për datën e zgjedhjeve, ristrukturimi në këtë parti dhe deklarata e Hamzës për Kurtin, Abdixhikun e Haradinajn

Lajme
Kalo në kategori