Duke marrë parasysh se parashikimi meteorologjik ka paraparë reshje të shiut dhe kohë të paqëndrueshme, me qëllim që t’i shmanget ndërprerjeve të ndeshjeve dhe aktivitetit të vet Shoqata e Streetballit të Kosovës ka vendosur që fillimi i garave tw Dardania Streetball 2013, të shtyhet për një javë. Kështu, në vend se më 1 qershor të shtunën, aksioni i sivjetmë streetballistik do të fillojë me 8 qershor.

Në vazhdim po e japim një propozim inicial të orarit të ri të garave:

8 Qershor, 2013 (e shtunë) – PEJË: pranë Kuvendit Komunal.
9 Qershor, 2013 (e diel) – GJAKOVË: Platoja para Teatrit të Qytetit.

15 Qershor, 2013 (e shtunë) – PRIZREN: Qendra sportive në Parkun e Qytetit.
16 Qershor, 2013 (e diel) – FERIZAJ: Platoja para ndërtesës së Kuvendit Komunal.

22 Qershor, 2013 ( e shtunë) – GJILAN. Në platon para Teatrit të Qyetit.
23 Korrik 2013 ( e diel) – MITROVICË. Në qendrën sportive “Fatime Xhaka”.

29 Qershor, 2013 (e shtunë) – PRISHTINË. Në qendër të qytetit.

6 Korrik, 2013 (e shtunë) – PEJË. Superfinalja e Dardania Streetball Kosova 2013.


/Telegrafi/ 

telegrafi sport app