LAJMI I FUNDIT:

Shtyhet sërish gjykimi kundër Mariglen Demirit për demolimin e zyrës së Ivanovit

Shtyhet sërish gjykimi kundër Mariglen Demirit për demolimin e zyrës së Ivanovit

Në Gjykatën Penale në Shkup sot sërish është anuluar gjykimi kundër Mariglen Demirit. Arsyeja për shtyrjen e seancës ishte mungesa e prokurores Natasha Saramandove, e cila udhëheq lëndën.

Për këtë proces gjyqësor i cili zhvillohet me procedurë të shkurtë, për dy vite e gjysmë me radhë anulohen seancat, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Mariglen Demiri është i akuzuar për demolim të zyrës së presidentit Gjorge Ivanov, gjatë protestave në prill të vitit 2016, të cilat u organizuan pasi presidenti Ivanov njoftoi se do të sjell ligj për amnisti.

Seanca e radhës është caktuar më 30 janar të vitit të ardhshëm, ndërsa në të njëjtin rast të akuzuar janë edhe Zdravko Saveski dhe Vlladimir Kunovski nga partia “E Majta”./Telegrafi/