LAJMI I FUNDIT:

Shtyhet seanca për rastin “Treqind”, psikiatri i Popovskit duhet të dëshmojë në seancën tjetër

Shtyhet seanca për rastin “Treqind”, psikiatri i Popovskit duhet të dëshmojë në seancën tjetër

Në Gjykatën Penale sot sërish u anulua seanca për lëndën e PSP-së, “Treqind”, në të cilin është i akuzuar ish-ndihmës ministri i Punëve të Brendshme, Gjoko Popovski për keqpërdorim të detyrës zyrtare lidhur me furnizimin publik të 300 automjeteve.

Popovski sot u paraqit në seancë, por siç tha avokati i tij, vetëm sepse ka qenë nën presion të opinionit, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Avokati i tij kërkoi anulim të seancës pasi i akuzuari është mjekuar nga depresioni dhe për këtë arsye nuk ka qenë në gjendje që të marrë pjesë në gjykim.

Gjykata për debatin e ardhshëm kryesor të caktuar për më 1 dhjetor e ftoi mjekun që i ka dhënë pushim mjekësor Popovskit të japë sqarim për gjendjen shëndetësore, ndërsa në mënyrë shtesë me kërkesë të Prokurorisë do të thirret edhe psikiatri, i cili do të tregojë nëse i padituri do të mund ta përcjellë gjykimin.

Në këtë lëndë Gjykata e Apelit vendosi që bisedat e përgjuara të përdoren si material dëshmues./Telegrafi/