LAJMI I FUNDIT:

Shtyhet edhe për dy javë fillimi i procesit mësimor

Shtyhet edhe për dy javë fillimi i procesit mësimor
Ilustrim

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka bërë të ditur se është vendosur që të shtyhet edhe për dy javë procesi mësimor.

Përmes një postimi në Facebook, Nagavci ka thënë se i ka informuar mësimdhënësit lidhur me rekomandimet e fundit të IKSHPK-së për shtyrjen e mësimit, duke thënë se të njëjtat do të respektohen për shkak të shëndetit.


“Me shpresë se pas dy javësh gjendja do të stabilizohet dhe procesi mësimor të nis ashtu siç kishim planifikuar, pra me prezencë fizike, mësimdhënësve ju dëshiroj shumë suksese gjatë këtij trajnimi dhe në vitin e ri shkollor”, ka shkruar ajo.

Postimi i plotë:

Do të jemi çdo herë në përkrahje të mësimdhënësve me qëllim të avancimit sa më të mirë të tyre.
Ngritja dhe zhvillimi profesional i mësimdhënësve për zbatimin në praktikë të Kurrikulës është proces shumë me rëndësi. Andaj, me kënaqësi vizitova sot mësimdhënësit që po ndjekin trajnimin për Kurrikulë, që po mbahet në SHFMU ‘Dardania’ në Prishtinë.

MASHTI në koordinim me Drejtoritë Komunale të Arsimit po vazhdojnë me organizimin e trajnimit për zhvillimin e kapaciteteve profesionale të rreth 1400 mësimdhënësve, të cilët këtë vit shkollor do të fillojnë zbatimin në praktikë të kurrikulës së re në institucionet edukativo-arsimore.

Trajnimi po mbahet për mësimdhënësit parafillor, klasën e parë, gjashtë dhe dhjetë dhe përfshinë të gjitha fushat kurrikulare.

Dy vitet e fundit kanë qenë jo të lehta për arsimin. Të gjitha raportet në botë flasin se humbjet e shkaktuara në procesin arsimor si pasojë e pandemisë kanë qenë të mëdha e edhe viti i ri shkollor do të jetë me shumë sfida, andaj dhe duhet shumë punë, bashkëpunim e angazhim i të gjithëve për t’i kompensuar humbjet e përmirësuar rezultatet.

Mësimdhënësit i njoftova se rekomandimet e fundit të IKSHPK-së janë që viti shkollor të shtyhet edhe për dy javë dhe ne do t’i respektojmë këto rekomandime për shkak se shëndeti duhet të jetë mbi të gjitha.

Me shpresë se pas dy javësh gjendja do të stabilizohet dhe procesi mësimor të nis ashtu siç kishim planifikuar, pra me prezencë fizike, mësimdhënësve ju dëshiroj shumë suksese gjatë këtij trajnimi dhe në vitin e ri shkollor.
Shëndet e mbarësi! /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Lajme
Stano: Shqetësues arrestimi i zyrtarëve policorë të Kosovës nga Serbia

Stano: Shqetësues arrestimi i zyrtarëve policorë të Kosovës nga Serbia

Lajme
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Siguri
Kalo në kategori