LAJMI I FUNDIT:

Shtyhet afati për regjistrimin e popullsisë

Shtyhet afati për regjistrimin e popullsisë

Regjistrimi popullsisë dhe i ekonomive familjare në Kosovë, i paraparë për këtë vit mund të shtyhet për pranverën e vitit të ardhshëm.

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, gjatë raportimit në Komisionin parlamentar për Buxhet dhe Transfere, tha se për shkak të pandemisë dhe zgjedhjeve lokale që pritet të mbahen në vjeshtë, regjistrimi i popullsisë së Kosovës i paraparë për sivjet ka mundësi të shtyhet për vitin 2022.


Në anën tjetër, mbetet sfidë sërish bojkotimi i këtij procesi në katër komunat me shumicë serbe në veri të Mitrovicës.

Për këtë ministri Murati para deputetëve tha se synojnë të realizohet regjistrimi i popullsisë në gjithë territorin e Kosovës, me të gjithë banorët.

“Për shkak të pandemisë që është nga viti i kaluar dhe që po vazhdon, është shtyrë fillimisht, por pastaj kemi edhe zgjedhjet lokale që janë në këtë vit, për këtë është problematike që regjistrimi i popullsisë të mbahet sivjet. Kështu të gjithë indikatorët çojnë drejt asaj që këtë proces ta kemi dikur rreth pranverës së vitit të ardhshëm. pra, përgatitjet të jenë për pranverën e vitit të ardhshëm. Do të shohim mundësinë dhe dispononimi për ta realizuar, pasi që qëllimi është që të realizohet në tërë territorin dhe me të gjithë banorët. nëse mund të ketë ngecje diku të shohim se cila është zgjidhja optimale për të mundësuar regjistrimin sa më të mirë”, tha theksoi Murati, transmeton KP.

Deputeti nga radhët e VV-së, Eman Rrahmani theksoi se për regjistrimin e popullsisë në veri duhet të respektohen ligjet në fuqi për të krijuar kushte për këtë proces.

“Është e drejt e secili mos me marrë pjesë në regjistrim dhe nuk do të mund të ndodhë detyrimi ndaj askujt që të bëhet pjesë e regjistrimit, por janë institucionet e Kosovës në secilën komunë dhe janë të obliguar t’i zbatojnë të gjitha ligjet ashtu siç ndodhë edhe në komunat tjera. Andaj, edhe nuk po e kuptoj pse nuk mund të bëhet për komunitete të tjera të cilat dëshirojnë të regjistrohen. Komuniteti serb nuk ka dashur të merr pjesë në regjistrim, megjithatë do të duhej që edhe të ishin pjesë e regjistrimit, për shkak se në pjesën veriore edhe shqiptarët kanë problem me u regjistruar. Nëse nuk dëshirojnë me marrë pjesë institucionet komunale, atëherë duhet shikuar mundësia për krijimin e grupeve ad-hoc nga përfaqësues të tjerë të cilët duhet të merren dhe të bëjnë regjistrimin në atë pjesë”, tha ai.

Por, Avni Kastrati nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), u shpreh se është i pa mundur regjistrimi në atë pjesë, nëse komisionet komunale nuk janë aktiv.

Drejtues të ASK-së theksuan se kostoja për këtë regjistrim pritet të jetë rreth 12 milionë euro.

“Nëse paraqitet sfidë prapë në ndonjë komunë për mos pjesë marrje në regjistrim, pothuajse është e pa mundur, sepse ata janë personat zyrtarë në komunal që e përcaktojnë situatën. është i pa mundur regjistrimi, nëse komisioni komunal nuk është aktiv”, theksoi Kastrati.

Anëtari tjetër nga PDK-ja, Bedri Hamza tha se regjistrimi duhet të ndodhë për të gjithë qytetarët në Republikën e Kosovës, teksa shtoi se sfidë mbetet edhe vonesa e miratimit të Ligji për regjistrimin e popullsisë.

“Është një proces tejet i rëndësishëm, shumë kompleks, dhe sigurisht që ne si Kuvend do të japim mbështetjen e plotë edhe qeverisë dhe ASK-së, mirëpo edhe më rëndësi që regjistrimi të ndodhë për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, sepse e dimë rëndësinë e statistikave, jo vetëm sa i përket procesit zgjedhor, por edhe sa i përket planifikimeve e strategjive, madhësisë së ekonomisë, rritjes ekonomike e të gjithë indikatorëve të tjerë. Por një prej sfidave që e shoh e që besoj se ne nuk jemi në kohë, dhe duhet të jemi më dinamik, është Ligji për regjistrimin e popullsisë”, tha Hamza.

Kryetari i Komisionit për Buxhet dhe Transfere, Armend Muja shprehi brengën e tij për tkurrjen e popullsisë në vend.

“Ka të dhëna se një tkurrje të madhe të popullsisë pas vlerësimeve fillestare, vlerësohet se nga 1.7 milionë ka rënë 1.5 milionë. A jeni të lejuar me diskutuar këtë?”, ka pyetur Muja.

Edhe Kastrati i ASK-së tha se në këto pesë vitet e fundit ka rënie drastike të numrit të popullsisë, dhe rritje të vdekjeve në Kosovë.

“Shkalla probelitetit në Kosovë për momentin jo zyrtarisht është 1.7. kjo është shumë shqetësuese, krahasuar me projektin e parashikimeve. Kjo do të pasoja të gjithë e dimë. Në këto pesë vitet e fundit ka rënie drastike të shtimit natyror, përkundrazi ka rritje të vdekjeve”, theksoi Kastrati. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Kronika e Zezë
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
Ekspertja e Këshillit të Evropës kritikon Komisionin parlamentar lidhur me Projektligjin për KPM-në

Ekspertja e Këshillit të Evropës kritikon Komisionin parlamentar lidhur me Projektligjin për KPM-në

Lajme
Kalo në kategori