LAJMI I FUNDIT:

Shtrenjtimi i bukës, i panevojshëm

Shtrenjtimi i bukës, i panevojshëm

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala gjatë raportimit të tij para Komisionit Parlamentar për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal, ngritjen e çmimit të bukës e ka konsideruar si veprim jo të ligjshëm.

Ai ka shtuar se shtrenjtimi i çmimit të bukës është koordinuar nga disa shoqëri tregtare në disa komuna si ajo e Prizrenit dhe Kaçanikut.


“Në të dhënat që ne i kemi si ministri e Tregtisë dhe Industrisë dhe me të cilat unë jam njoftuar me to, Republika e Kosovës tashmë mbulon 80 për qind nevojat e saj me grurë sipas të dhënave të cilat i kemi nga Ministria e Bujqësisë. Por, përkundër kësaj mundësia që ta kontrollojmë një ngritje jo të ligjshme, apo jo të nevojshme të çmimit në këtë rast të miellit, bukës, autoriteti më kompetent për këtë çështje është Autoriteti Kosovar i Konkurrencës, dhe kam kërkuar nga ta të fillojnë ta ekzekutojnë mandatin, sepse nuk besoj që ka arsye për rritje të çmimit duke i ditur edhe rezervat që i kemi, por si duket kjo është e koordinuar në disa regjione të Kosovës nga shoqëritë tregtare”, ka thënë ministri Endrit Shala. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Shije italiane në zemër të Prishtinës - Vapiano hapet së shpejti

Shije italiane në zemër të Prishtinës - Vapiano hapet së shpejti

Foleja
50 brende botërore dhe 60 kuzhinierë pjesë e panairit Horeca - Frigo Deluxe

50 brende botërore dhe 60 kuzhinierë pjesë e panairit Horeca - Frigo Deluxe

Frigo Deluxe
Produkte natyrale, vegane dhe organike për kujdesin e lëkurës - My Skin Project

Produkte natyrale, vegane dhe organike për kujdesin e lëkurës - My Skin Project

My Skin Project
Nxitoni, vetëm edhe 4 vende të lira në kursin intensiv për kamerë “From Zero to Hero”

Nxitoni, vetëm edhe 4 vende të lira në kursin intensiv për kamerë “From Zero to Hero”

Pixels
Kush përfiton nga ulja e çmimit të energjisë elektrike?

Kush përfiton nga ulja e çmimit të energjisë elektrike?

Ekonomi
Përfaqësuesit e BQK-së takojnë zëvendësndihmës sekretarin amerikan të Thesarit, diskutohet thellimi i bashkëpunimit dhe fushat me interes

Përfaqësuesit e BQK-së takojnë zëvendësndihmës sekretarin amerikan të Thesarit, diskutohet thellimi i bashkëpunimit dhe fushat me interes

Ekonomi
Kalo në kategori