LAJMI I FUNDIT:

Shtrëngatë e madhe vjen në drejtim të Maqedonisë, meteorologët dalin me paralajmërime

Shtrëngatë e madhe vjen në drejtim të Maqedonisë, meteorologët dalin me paralajmërime

Në orët e pasdites territorin e Maqedonisë do të fillojë ta përfshijë një masë ajrore me shumë lagështi dhe jashtëzakonisht e paqëndrueshme nga Mesdheu, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Për këtë arsye në shumë vende do të zhvillohet një vranësirë e paqëndrueshme e cila do të përcillet nga të reshurat e rrëmbyeshme, bubullimë dhe erë të fuqishme.


Në më tepër vende këto dukuri do të jenë intensive dhe në formë të shtrëngatës me shi intensiv të rrëmbyeshëm, erë të fuqishme, rrufe të shpeshta dhe të fuqishme dhe breshër  (madje edhe i madhësisë më të madhe).

Paralajmërimet që vinë nga meteorologët janë që gjatë rrufeve të mos qëndrohet në vende të hapura dhe nën dru të vetëm.

Gjatë kohës së proceseve të rrëmbyeshme atmosferike pritet që të grumbullohet sasi më e madhe e shtresimit të ujit i cili mund të shkaktojë përmbytje.

Era tepër e fuqishme që pritet gjatë motit të paqëndrueshëm mund të shkaktojë dëme materiale./Telegrafi/