Niveli i ulët i sigurisë në punë, por edhe pakujdesia janë identifikuar si faktorët që kanë ndikuar që gjatë këtij viti, në Kosovë, 11 punëtorë të humbin jetën në vendet e tyre të punës.
Vdekjet e punëtorëve dhe lëndimi i tyre në vendet e punës, thonë zyrtarë të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, kanë ndodhur në sektorin privat, kryesisht në ndërtimtari, por nuk përjashtohen edhe sektorët e tjerë.
Florimi vëllai i të ndjerit Fadilit 41-vjeç, i cili pati humbur jetën në vendin e punës në janar të vitit 2016, tregon se ishin kushtet joadekuate të punës që i kushtuan me jetë vëllait.
“Ngjarja ka ndodhur vitin e kaluar. Ai ka qenë në sigurim, i punësuar si roje në bibliotekën ‘Hivzi Sylejmani’ në Prishtinë. Është rrëzuar nga çatia e bibliotekës pasi që ishte ngjitur të rregullonte diçka. Nga aty kishte rënë poshtë dhe e kishe gjetur vdekjen. Kushtet e punës dhe siguria besoj që nuk kanë qenë adekuate në vendin e punës”, thotë ai.
Fadili ka lënë gruan dhe dy fëmijë, për të cilët siç thotë Florimi, kompania në të cilën kishte punuar vëllai i tij, nuk i ofruan mbështetje financiare.
“Kompania ku ka punuar përveç përkrahjes financiare në fillim nuk ka dhënë mbështetje tjetër, me arsyetimin se puna e tij ka qenë të punojë vetëm si roje dhe jo të punojë diçka atje (në çatinë e bibliotekës) ku edhe ka ndodhur aksidenti fatal. Nuk ka pasur as përkrahje nga shteti, përveç një asistence sociale”, tregon Florimi për Radion Evropa e Lirë.
Punëtorët në Kosovë në numër të konsiderueshëm punojnë pa sigurim shëndetësor dhe sigurim jetësor.
Ndërkohë, krahasuar me vitin 2016, numri i aksidenteve me fatalitet në vendin e punës ka shënuar rritje, tregon Basri Ibrahimi, kryeinspektor në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale.
Derisa, numri i të lënduarve në vendin e punës arrin në 30 persona, por që ky numër thuhet se mund të jetë më i madh, pasi jo gjithmonë pronarët e kompanive paraqesin rastet e lëndimeve.
“Janë 11 raste të vdekjeve në vendin e punës këtë vit. Pra, këtë vit kemi më shumë raste të vdekjeve krahasuar me vitin e kaluar, kur kanë qenë 9 vdekje në vendin e punës. Fatkeqësisht vdekjet në vendin e punës kanë ardhur si pasojë edhe e pakujdesisë së punëtorëve, por edhe për shkak të mospërmbushjes së kushteve të sigurisë në punë”, thotë Ibrahimi.
Siguria në punë në aspektin legjislativ në Kosovë rregullohet me dy ligje në fuqi: Ligjin e punës dhe me Ligjin për siguri në punë, mbrojtjen e shëndetit të të punësuarve dhe ambientin e punës.
Sipas ligjeve në fuqi, punëdhënësi është i detyruar t’i sigurojë kushtet e nevojshme për mbrojtje në punë, me të cilat sigurohet mbrojtja e jetës dhe e shëndetit të të punësuarve, në të kundërtën, shqiptohen gjoba.
Niveli i ulët i sigurisë në punë ka qenë vazhdimisht i theksuar edhe nga mekanizmat në Kosovë që merren me mbrojtjen e punëtorëve.
Avni Ajdini, kryetar në Bashkimin e Sindikatave të Pavarura të Kosovës, thotë për Radion Evropa e Lirë se gjendja e sigurisë në vendin e punës nuk është në nivelin e duhur. Kjo sipas tij, vjen si pasojë e inspektimeve të pakta që iu bëhen kompanive.
“Kushtet në të cilët punojnë punëtorët në Kosovë janë minimale. Siguria në punë nuk është në nivelin e duhur. Ne nuk jemi të kënaqur me punën e Inspektoratit të Punës sepse kapacitetet e tyre humane janë të mangëta. Kërkohet më shumë inspektime të kompanive , për të mos ardhur deri te vdekjet në vendin e punës”, thotë Ajdini.
Sektori privat, i cili është punëdhënësi më i madh në Kosovë, nga përfaqësues të organizatave që mbrojnë të drejtat e punëtorëve, konsiderohet si shkelësi më i madh i të drejtave të punëtorëve, ku rrjedhimisht ka edhe një nivel më të ulët të sigurisë në punë, derisa në sektorin publik gjendja paraqitet shumë më e mirë. /Rel/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga 26 Qershori, PrishtinaTicket shton dhe një destinacion të ri!
Shijo detin e krejt stinëve në “Holiday In 2”
Nga pushimet e punëtorëve e deri tek menaxhimi i inventarit - përmes AveHR mund t’i digjitalizoni Burimet Njerëzore
Saktësi, efikasitet dhe rehati - Ultratingulli revolucionar SonoMax 9
Nagip Krasniqi shkarkohet nga pozita e kryeshefit të KEK-ut
Mesazhet iraniane ulën çmimet e naftës në tregun botëror
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën