Shtohet numri i pacientëve me COVID-19 në spitale, 5 janë në gjendje të rëndë

Shërbimi Spitalor Klinik e Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se 214 pacientë janë të hospitalizuar sot në klinikat COVID-19 dhe spitalet e përgjithshme.
Nga SHSKUK kanë thënë se 147 pacientë janë të konfirmuar pozitiv me COVID-19, ndërsa, 5 pacientë janë në gjendje të rënduar shëndetësore.
55 pacientë janë të shtrirë në Klinikën Infektive, 38 në atë të Pulmologjisë ndërsa 2 në Klinikën e Pediatrisë.
Njoftimi i SHSKUK-së:12 gusht 2021, raport ditor nga ShSKUK, lidhur me rastet e spitalizuara me Covid-19 214 pacientë të shtrirë në klinikat Covid dhe spitalet e përgjithshme 147 të konfirmuar Covid-19 pozitivë 139 me oksigjeno-terapi 5 në gjendje të rënduar shëndetësore Në QKUK, 96 pacientë të shtrirë, 57 prej tyre Covid-19 pozitivë, 77 me oksigjeno-terapi – Klinika Infektive, 55 pacientë – Klinika e Pulmologjisë, 38 pacientë – Klinika e Pediatrisë, 2 pacientë Në spitalet e përgjithshme po trajtohen 112 pacientë, 90 prej tyre Covid-19 pozitivë, 62 me oksigjeno-terapi. – Spitali i Prizrenit, 19 pacientë – Spitali i Gjakovës, 48 pacientë – Spitali i Pejës, 19 pacientë – Spitali i Gjilanit, 20 pacientë – Spitali i Mitrovicës, 8 pacientë – Spitali i Vushtrrisë, 4 pacientë





















































