LAJMI I FUNDIT:

Shtohen virozat në Shqipëri, Tomini: Kemi rreth 11 mijë raste me infeksione respiratore në javë

Shtohen virozat në Shqipëri, Tomini: Kemi rreth 11 mijë raste me infeksione respiratore në javë

Ashtu si thuajse çdo vit, janari edhe këtë herë ka sjellë me vete fluks të shtuar pacientësh me viroza, grip dhe Covid në qendrat shëndetësore.

Sipas Institutit të Shëndetit Publik, në javë regjistrohen rreth 11 mijë raste me infeksione respiratore.


“Kemi një bashkë-qarkullim të infeksioneve respiratore të sipërme dhe të poshtme”, thotë Eugena Tomini, drejtoreshë e ISHP.

Edhe këtë dimër Covidi dhe gripi po bashkëqarkullojnë në popullatën shqiptare.

Teksa pohon një tendencë në rritje, drejtoresha e ISHP- së thotë se në analizat e kryera po evidentohen më shumë raste me Covid sesa me grip.

“Numri i rasteve të konfirmuara me Covid në javë shkon 40-50. Karakteristike e stinës asgjë për t’u shqetësuar, sepse normalisht ne trendin e rritur të infeksioneve respiratore e hasim pikërisht në këto javë, Janar – Shkurt, ku kurba epidemike përvijon me një tendencë në rritje”.

Të vegjlit, të sëmurët kronikë dhe grupmosha e tretë janë më të prekurit nga infeksionet respiratore.

Për të shmangur rastet e rënda, rekomandohet vaksinimi.

“Në çdo moment të sezonit është rekomandimi për të kryer aplikimin e njëkohshëm për grip dhe Covid”.

Për të mos rënduar situatën klinike dhe epidemiologjike, ekspertët këshillojnë evitimin e vendeve me shumë njerëz./Tv Klan

Në trend Lajme

Më shumë
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Theret me thikë një person te Liqeni i Batllavës në Orllan

Theret me thikë një person te Liqeni i Batllavës në Orllan

Kronika e Zezë
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori