LAJMI I FUNDIT:

Shtohen rastet e sulmeve seksuale ndaj fëmijëve në RMV

Shtohen rastet e sulmeve seksuale ndaj fëmijëve në RMV
Foto: Ilustrim

Sulmet seksuale ndaj fëmijëve nën moshën 14 vjeçe në vend janë me dhjetëra çdo vit. Vetëm në 5 ditët e fundit janë regjistruar 2 raste të tilla, në Manastir dhe Tetovë. Zyrtarisht vendi ka të regjistruar 303 pedofilë, prej të cilëve 13 janë gra ndërsa prehe e tyre janë fëmijët deri në moshën e para pubertetit, përkatësisht fëmijë deri në moshën 13-14 vjeçe.

Pjesa më e madhe e pedofilëve janë në liri ndërsa sipas studimeve, gjasat që ata të përsërisin veprën penale janë deri në 75 për qind. Në dhjetë vitet e fundit MPB-ja ka regjistruar 387 sulme gjinore kundrejt fëmijëve ndërsa këto janë statistikat për katër vitet e fundit.


Sulmet Seksuale ndaj Fëmijëve nën moshën 14 vjeçe

• 2019- 30 raste
• 2020- 35 raste
• 2021- 28 raste
• 2022 – 22 raste

Shteti kurrsesi s’po gjen mënyrë efikase për t’ju qasur këtij fenomeni. Deri para katër vitesh, në legjislacionin penal të vendit parashihej edhe kastrimi kimik i të diagnostikuarve me pedofil, por edhe pse kjo masë nuk u zbatua asnjëherë – shteti vendosi ta heqë nga legjislacioni.
Aktualisht, e vetmja masë që ndërmerret kundër tyre është dënimi me burg dhe si masë parandaluese, publikohen të dhënave personale si fotografia, emri, mbiemri, pseudonimi, adresa e vendbanimit i pedofilëve në ueb-faqen “registarnapedofili.mk”.

Dragi Zmijanac nga Ambasada për Fëmijë “Megjashi” potencoi nevojën e ashpërsimit të këtyre masave, pasi siç thotë ai, mos-trajtimi adekuat i pedofilëve dhe lënia e tyre në liri shkakton traumë shtesë te fëmijët që kanë qenë viktima të këtyre rasteve.

“Një nga rekomandimet tona ka qenë gjithmonë që sa më të larta të jenë dënimet për këto predatorë seksual aq më pak do të ketë raste të pedofilisë dhe keqpërdorimit seksual të fëmijëve. Siç e shihni jo gjithmonë shqiptohen dënime të larta, ka raste kur autorët e këtyre veprave të rënda penale lihen në liri që krijon traumë shtesë te fëmijët. Rekomandimi ynë është që fëmijët të mos lejojnë askënd që t’i prekë, të mos pranojnë dhurata, të mos hyjnë në vende të dyshimta si vetura si dhe të mos i besojnë askujt dhe për secilin veprim të çuditshëm ta informojnë prindin”, tha Dragi Zmijanac, Ambasada për Fëmijë, “Megjashi”.

Në mënyrë që qytetarët të verifikojnë në qoftë potencialisht komshiu, edukatori apo ndonjë i afërm i tyre është kryerës i ndonjërës prej 11 krimeve që kanë të bëjnë me pedofilinë, të dhënat personale të tyre qëndrojnë në regjistrin publik gjatë gjithë jetës ndërsa edhe pas daljes nga burgu, detyrohen që 1 herë në vit të paraqiten në Gjykatë./Alsat.mk

Në trend Lajme

Më shumë
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

Drejtësi
Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Kronika e Zezë
“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

Lajme
Kalo në kategori