LAJMI I FUNDIT:

Shtohen rastet e ‘sindromës së zemrës së thyer’ për shkak të pandemisë

Shtohen rastet e ‘sindromës së zemrës së thyer’ për shkak të pandemisë

Një studim i publikuar të enjten në revistën mjekësore JAMA Network Open raportoi një rritje të konsiderueshme të asaj që njihet si “sindroma e zemrës së thyer”

Të dhënat u grumbulluan në dy spitale në Ohio te pacientët që nuk janë të infektuar me coronavirus.


Kardiomiopatia e shkaktuar nga stresi ose sindroma Takotsubo – e cila shpesh njihet si “sindroma e zemrës së thyer – ndodh kur muskujt e zemrës dobësohen, gjë që shkakton dhimbje në gjoks dhe gulçim.

Paraqitet si një atak kardiak, por nxitet nga ngjarje stresuese, jo nga bllokime të qarkullimit të gjakut.

Mund të jetë vdekjeprurëse në raste shumë të rralla, por zakonisht njerëzit shërohen brenda disa ditësh ose javësh, shkruan Anabel.

Studiuesit raportojnë se kardiomiopatia e shkaktuar nga stresi është në rritje për shkak të situatës së krijuar nga pandemia, që përfshin frikën për shëndetin personal dhe të të afërmve, distancën fizike, pasigurinë ekonomike.

Pavarësisht se studimi është i kufizuar – pra nevojiten studime edhe në zona të tjera – sidoqoftë, mbetet një burim i mirë informacioni për të kuptuar si ka ndikuar pandemia te shëndeti mendor. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Ushqim i shëndetshëm
Kalo në kategori