LAJMI I FUNDIT:

Shtohen rastet e hospitalizimeve, Ministria e Shëndetësisë thotë se situata me COVID-19 i ngjason janarit

Shtohen rastet e hospitalizimeve, Ministria e Shëndetësisë thotë se situata me COVID-19 i ngjason janarit

Ditëve të fundit në Kosovë është shënuar rritje enorme e rasteve pozitive dhe hospitalizimeve si pasojë e coronavirusit.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se edhe në janar 2022, ka pasur valë të rritjes së rasteve të reja dhe hospitalizimeve nga COVID-19.


Ndaj, përmes një grafike ka bërë krahasimin e valës së kaluar të janarit 2022 dhe tani.

Në Kosovë, një i vdekur dhe 1,390 raste të reja me COVID-19, IKSHPK apelon për vaksinim
Lexo po ashtu Në Kosovë, një i vdekur dhe 1,390 raste të reja me COVID-19, IKSHPK apelon për vaksinim

Në njoftim thuhet se rritja e rasteve tani po përcillet me shkallë gati të njëjtë të shtrimeve në spital sikurse vala e kaluar.

“Kur në janar kaluan 1,500 raste ditore të COVID-19, kishte mbi 90 pacientë të shtruar në spitale për trajtim nga COVID-19, duke arritur në 229 pacientë të shtrirë”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

Aktualisht në spitalet e vendit bëhet e ditur se janë 95 pacientë që po marrin trajtim për COVID-19.

“Ndihmo në përballimin e valës së re të COVID-19!”, apelon MSh-ja.

Ndryshe, gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë është regjistruar një rast i vdekjes nga coronavirusi, kurse janë shënuar edhe 1,390 raste të reja të të infektuarve me këtë virus. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Lajme
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Kurti pas telefonatës me Macron: Besojmë që Franca ta mbështesë Kosovën në KiE pa parakushte

Kurti pas telefonatës me Macron: Besojmë që Franca ta mbështesë Kosovën në KiE pa parakushte

Lajme
Rrëfimi i Vasfije Krasniqit: Çdo ditë e kujtoj tmerrin që më ndodhi nga forcat serbe

Rrëfimi i Vasfije Krasniqit: Çdo ditë e kujtoj tmerrin që më ndodhi nga forcat serbe

Lajme
Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori