LAJMI I FUNDIT:

Shtimi i sipërfaqeve të ngrohjes, kyçje dhe konsumatorë të rinj – disa nga punët gjatë vitit të fundit të Termokosit

Shtimi i sipërfaqeve të ngrohjes, kyçje dhe konsumatorë të rinj – disa nga punët gjatë vitit të fundit të Termokosit

Ofrimi i shërbimeve për mbi 20 mijë konsumatorë, mbi gjysmë milionë metër katrorë shtim të sipërfaqes për ngrohje dhe instalimi i 14 mijë matësve HeatSave, janë disa nga arritjet që e kanë pasqyruar Termokosin brenda një viti.

Këto projekte në Termokos janë realizuar nga koha kur kryeshef ekzekutiv është zgjedhur Fisnik Osmani.

Sipas Osmanit, që nga themelimi i ngrohtores, brenda një sezone, janë ofruar 198 ditë shërbime pa ndërprerje.


“Ofruam shërbim për mbi 20 mijë konsumatorë! Shtuam 513 mijë metër katrorë sipërfaqe të re ngrohëse! 4 për qind më shumë energji termike! 11 për qind më pak humbje të ujit në sistem!”, ka shkruar Osmani në profilin e tij në Facebook.

Qysh në fillim të sezonës së vitit të kaluar, në lagjen “Mati 1” janë instaluar mbi 120 mijë metër katror sipërfaqe e re ngrohëse.

Po ashtu, në këtë sezon janë instaluar rezervuarët e nxehtësisë me kapacitet termik 50MW.

Këta rezervuarë po shërbejnë për akumulimin e nxehtësisë, me qëllim të përdorimit gjatë kërkesës maksimale gjatë orëve të pikut.

Osmani gjithashtu ka treguar se në zonën e Parkut të Kryeqytetit, janë instaluar rreth 800 njësi të reja banesore.

Atë se çfarë e ka karakterizuar këtë vit, është edhe krijimi dhe prezantimi i identitetit të ri të Termokosit.

“E ardhmja e ngrohjes në Prishtinë do të jetë e gjelbër dhe e pastër”, thuhet në njoftimin e Osmanit.

Kryeshefi i ngrohtores bën me dije se Termokosi është i gatshëm për sezonin e ri dhe se tashmë ka zgjeruar rrjetin në tetë lagje të kryeqytetit, ku janë kyçur 40 mijë qytetarë 8,900 njësi të reja banimi.

“Gjatë këtyre muajve kemi kyçur 40,000 qytetarë në 8,900 njësi të reja banimi. Kemi zgjeruar, rehabilituar dhe densifikuar rrjetin në 8 lagje të kryeqytetit. Mati 1, Arbëri, Dodona, Ulpianë, Qendër, Dardani, Bregu i Diellit, Qafa. Përgatitjet janë bërë që gjithçka të fillojë si duhet në tetor”, bën me dije i pari i Termokosit.

Cilat janë planet e Termokosit?

Planet e Termokosit, sipas Osmanit janë zgjerimi dhe densifikimi i rrjetit.

Gjithashtu, ai ka thënë se shtrirja e rrjetit të ngrohjes në lagje të reja, është pjesë e prioriteteve.

“Rifillimi i instalimit të matësve/Prishtina HeatSave, kapacitete e reja përmes projektit Solar4Kosovo, dhe dyfishimi i kapaciteteve, janë planet që do të realizohen nga Termokosi”, ka theksuar ai.

Këto janë lagjet që pritet të futen në sistem të ngrohtores, Osmani tregon për shtrirjen e rrjetit të Termokosit në Prishtinë
Lexo po ashtu Këto janë lagjet që pritet të futen në sistem të ngrohtores, Osmani tregon për shtrirjen e rrjetit të Termokosit në Prishtinë

Një hulumtim i bërë nga kompania PIPOS, del se 85 për qind e konsumatorëve kanë ndier përmirësim të shërbimeve nga Termokos.

Aty thuhet se mbi 60 për qind e qytetarëve janë të kënaqur me shërbimet teknike dhe se rreth 70 për qind e tyre janë të informuar mirë nga Termokosi për kohën e intervenimeve teknike.

Për sa i përket kënaqshmërisë mbi kompaninë, rreth 70 për qind e qytetarëve kanë opinion të mirë ndaj Termokosit dhe se 96 për qind e konsumatorëve kanë mendim pozitiv për kryeshefin Osmani. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Një epokë e artë për argëtimin: Fundway dhe BALFIN Group bashkojnë forcat për të sfiduar kufijtë!

Një epokë e artë për argëtimin: Fundway dhe BALFIN Group bashkojnë forcat për të sfiduar kufijtë!

Ekonomi
Revolucioni i pijes energjike - GO+ Mystery fiton vëmendjen ndërkombëtare

Revolucioni i pijes energjike - GO+ Mystery fiton vëmendjen ndërkombëtare

Ekonomi
Çmimi i arit vazhdon të thyejë rekorde

Çmimi i arit vazhdon të thyejë rekorde

Botë
Për nder të 31-vjetorit të themelimit, Shtëpia Botuese ”Dukagjini” dhuron libra për Universitetin e Prishtinës

Për nder të 31-vjetorit të themelimit, Shtëpia Botuese ”Dukagjini” dhuron libra për Universitetin e Prishtinës

Ekonomi
Wiz Khalifa i pasionuar pas tepihut të punuar nga kompania kosovare ZiuuRugs

Wiz Khalifa i pasionuar pas tepihut të punuar nga kompania kosovare ZiuuRugs

Ekonomi
Pasi i rriti tarifat prej 50 për qind, Trump 'bëhet pishman': Po shikoj mundësinë e uljes së tyre

Pasi i rriti tarifat prej 50 për qind, Trump 'bëhet pishman': Po shikoj mundësinë e uljes së tyre

Botë
Kalo në kategori