LAJMI I FUNDIT:

Shteti i pafuqishëm: Serbët në veri, ende me targa ilegale

Shteti i pafuqishëm: Serbët në veri, ende me targa ilegale

Edhe pse prilli i vitit 2014 ka qenë afati fundit që duhej respektuar dhe që veriorët të aplikojnë targat e Kosovës, serbët në veri të vendit vazhdojnë të mbajnë akoma në automjetet e tyre targat ilegale të Serbisë me iniciale të dikurshme qyteteve të Kosovës, KM, PR etj.

Qeveria serbe më herët kishte kërkuar që institucionet e Kosovës duhet të presin derisa t’ju skadojë afati i regjistrimit, për të kaluar pastaj në targa të Kosovës, por një gjë e tillë ende nuk po ndodhë.


Gjatë një bashkëbisedimi të realizuar nga KosovaPress me qytetarët, këta të fundit kanë fajësuar institucionet vendore në lidhje me këtë çështje, duke thënë se ato nuk kanë punuar sa duhet.

“Po shihen rezultatet: pas 17 viteve që ka përfunduar lufta, këndej tabelat akoma janë PR, GL, PE …Faji dihet, është te Qeveria… U pa forca e tyre fort mirë se sa kanë ndikim në këtë shtet”, ka thënë Albert Gashi

Faik Haziri, një qytetar tjetër i Mitrovicës, e ka përshkruar gjendjen e tanishme më të rëndë sesa më parë. Sipas tij, më herët serbët me këto targa kanë qarkulluar vetëm në zona të caktuara të veriut, ndërsa tani vazhdojnë të lëvizin edhe në jug pa asnjë problem.

“Ministria e Punëve të Brendshme i ka fajet krejt… Edita Tahiri i ka fajet, sepse asgjë nuk është kryer – as me tabela as me asgjë tjetër”, tha ai.

Edhe Shukri Musliu ka fajësuar organet gjegjëse për mos zbatim të plotë të ligjit në tërë territorin e Kosovës. Ai tha se në veri shqiptarët janë të diskriminuar, ngase ligji nuk zbatohet për të gjithë njëjtë në atë pjesë.

Në anën tjetër, e kontaktuar përmes telefonit, ministrja për Dialogun, Edita Tahiri, ka pranuar për KosovaPress se ende një pjesë e qytetarëve të komunitetit serb përdorin targat ilegale, sidomos në pjesën veriore, mirëpo, siç tha ajo, një pjesë e madhe e tyre janë shuar dhe qytetarët kanë marr targa valide të Kosovës.

Ajo ka folur edhe për çështjen e heqjes së targave provuese që Serbia i zbaton në mënyrë të njëanshme ndaj targave të Kosovës. Sipas saj, në bisedimet të cilat janë zhvilluar në fillim të këtij viti, ka pajtueshmëri në parim për zbatimin e reciprocitetit në kuptimin e targave prova, që nënkupton ose të hiqen nga përdorimi, ose të dyja palët t’i përdorin ato.

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa

Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa

Prishtina
Kalo në kategori