LAJMI I FUNDIT:

Shteti i ka lënë në harresë pacientët, të cilët nuk janë të prekur me COVID-19

Shteti i ka lënë në harresë pacientët, të cilët nuk janë të prekur me COVID-19

Pengesat në qasje të shërbimeve shëndetësore dhe mungesa e barnave esenciale, janë dy nga ankesat më të shpeshta të pacientëve në Kosovë.

Udhëheqësi i Shoqatës së të Drejtave të Pacientëve në Kosovë (PRAK), Besim Kodra, tha se këtë vit ka pasur rritje të ankesave nga pacientët për faktin se një kohë nuk u janë lejuar shërbime bazike shëndetësor, si rrjedhojë e vendimi për mos të trajtuar rastet jo emergjente që erdhi në muajin mars nga Ministria e Shëndetësisë, për ta ruajtur stafin mjekësor, por edhe pacientët nga infektimet eventuale me Coronavirusin.


“Ankesat më të shpeshta këtë vit kanë qenë për pengesat në qasje e pacientëve në shërbimet shëndetësore, barnat esenciale, mungesa e trajtimit për çështje të caktuar, sëmundjeve të tjera për shkak se fokusi i gjithë institucioneve ka shkuar në Covid, dhe këto të ngjashme kanë pasur ankesa edhe për komunikim edhe gjana të ngjashme, mungesa të analizave dhe gjana të tjera”, tha Kodra, për Ekonomia Online.

“Po në këtë vit kemi pasë një rritje të them qind për qind të ankesave të pacientëve për faktin se ka pasë edhe sëmundja e Covidit edhe janë ndërpre shërbimet shëndetësore elektive në institucionet publike shëndetësore dhe kjo e ka rrit numrin e ankesave të pacientëve”, shtoi ai.

Shpesh herë qytetarët të prekur me sëmundje të tjera, janë ndjerë të neglizhuar nga stafi mjekësor pasi nuk kanë mundur ta marrin trajtimin e duhur në spitalet publike, dhe si rrjedhojë janë detyruar të shkojnë në ato private.

Sipas Kodrës, situatën më të vështirë e kanë pasur qytetarët që nuk kanë kushte të mira ekonomike.

“Kemi pasë ankesa për shkak se me një kohë Qeveria e Kosovës ka marr një vendim ku i ka ndërpre të gjitha shërbimet shëndetësore elektive në gjithë Republikën e Kosovës, pastaj janë leju të tillat ato, tash po vazhdojnë në privat. Ndërsa në institucionet publike janë ndërpre dhe gjithë këta pacientë po detyrohen t’i frekuentojnë institucionet shëndetësore private të cilët për pacientë nuk kanë kushte, mjete monetare për të paguar shërbimet.  Është një vrasje për ta, për faktin se ata nuk mund ta marrin shërbimin, kësi soji shteti i ka lënë në harresë për ofrim të shërbimeve shëndetësore për ta”, tha ai

Tutje, Kodra tha se ndërprerja e shërbimeve shëndetësore në emër të mbrojtjes së shëndetit publik ka qenë shkelje fondamentale e të drejtave të njeriut.

“Ndërprerja e shërbimeve shëndetësore në emër të mbrojtjes së shëndetit publik për neve ka qenë jashtëzakonisht e pakuptimtë, kush do që e ka marr një vendim të tillë, unë konsideroj se ka marr një vendim të gabuar, ne e kuptojmë se ka pasë një rrezik potencial si për pacientin ashtu edhe për stafin shëndetësor. Mirëpo institucionet janë aty për të organizu shërbime shëndetësore në mënyrë që as stafi as pacientët të mos infektohen. Rrjedh pyetja cila është mundësia që institucionet shëndetësore private t’i vazhdojnë shërbimet normalisht ato publike t’i ndërpresin. Dhe kjo mendoj përveç që janë shkel të drejtat e njeriut, unë konsiderojë që është bërë edhe abuzim me pushtetin, abuzim me paranë publike, abuzim me paranë e qytetarëve”, tha ai.

Në trend Lajme

Më shumë
Gjendet trupi i pajetë i 9-vjeçares, fati ende i paditur për nënën dhe dy fëmijët e tjerë që dyshohet se janë vetëmbytur në Shkodër

Gjendet trupi i pajetë i 9-vjeçares, fati ende i paditur për nënën dhe dy fëmijët e tjerë që dyshohet se janë vetëmbytur në Shkodër

Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Lajme
Daçiq: Ndërkombëtarët po i bëjnë presion Kurtit për Asociacionin

Daçiq: Ndërkombëtarët po i bëjnë presion Kurtit për Asociacionin

Lajme
Spitali i Prishtinës, mbi 50 milionë euro investim dhe 400 vende të reja të punës

Spitali i Prishtinës, mbi 50 milionë euro investim dhe 400 vende të reja të punës

Shëndetësi
Dhuna dhe largimi nga banesa dyshohet se e detyruan gruan të mbytet me tre fëmijët e saj në Shkodër, çfarë dihet deri tani për rastin?

Dhuna dhe largimi nga banesa dyshohet se e detyruan gruan të mbytet me tre fëmijët e saj në Shkodër, çfarë dihet deri tani për rastin?

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Kalo në kategori