LAJMI I FUNDIT:

Shteti ka harxhuar para për sistem informativ për administratën publike i cili nuk funksionon

Shteti ka harxhuar para për sistem informativ për administratën publike i cili nuk funksionon

Maqedonia e Veriut ka harxhuar para për të blerë sistem të regjistrimit të punonjësve të administratës publike dhe për të rritur efikasitetin e tyre, dhe vitet e fundit janë shpenzuar miliona për të, edhe pse ai nuk ka funksionuar.

Sipas raportit të Entit Shtetëror të Revizionit, ka dyshime për funksionalitetin e të ashtuquajturit “Sistemi i Integruar i Menaxhimit të Burimeve Njerëzore (SIMBR)” i blerë në vitin 2014 dhe për të cilin janë paguar dy milion euro, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Ky sistem përbëhet nga katër module të integruara për regjistrime personale, llogaritjen e pagave, gjenerimin e raporteve dhe menaxhimin e performancës. Efekti i këtij sistemi duhet të ketë qenë: regjistrimi i saktë i punonjësve të sektorit publik, efikasitet i përmirësuar i administratës, informacion i saktë i punonjësve dhe ulje e kostove të lidhura me punonjësit. Sidoqoftë, kjo nuk u arrit. Përkundrazi, pavarësisht ekzistencës së sistemit, Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës ka përpiluar raport vjetor të administrimit, i cili nuk përmbante të njëjtat të dhëna si ato të SIMBR.

Revizorët kanë zbuluar se në bazë të këtij sistemi në 2018 ka 1.310 institucione shtetërore me 78.320 punonjës të regjistruar, ndërsa raporti vjetor i përgatitur nga Ministria thotë se ka 1,314 institucione shtetërore me 132.068 të punësuar. Madje deri në 201 institucione nuk kishte asnjë të punësuar.

Përveç kësaj, për sistemin i cili nuk funksionon janë harxhuar para shtesë. Përkatësisht, Revizioni zbuloi se vetëm në 2018 ky sistem i ka kushtuar shtetit 343 mijë euro. Këtë vit, u shpall një tender i ri për të përmirësuar funksionalitetin e sistemit me vlerë mbi 810 mijë euro.

Enti Shtetëror i Revizionit po bën kontrolle shtesë IT, për këtë sistem./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një tjetër fitore për Kosovën në Washington

Një tjetër fitore për Kosovën në Washington

Lajme
Dëshmitari thotë se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri e kishte goditur me armë në fytyrë

Dëshmitari thotë se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri e kishte goditur me armë në fytyrë

Drejtësi
Mbyti dhe dogji prostitutën shqiptare në një pyll të Francës, prokuroria kërkon 20 vite burg për autorin

Mbyti dhe dogji prostitutën shqiptare në një pyll të Francës, prokuroria kërkon 20 vite burg për autorin

Lajme
AGK reagon ndaj shpërndarjes së numrit të gazetares nga grupi “Albkings”

AGK reagon ndaj shpërndarjes së numrit të gazetares nga grupi “Albkings”

Lajme
Zyrtare: Kosova aktualisht nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Zyrtare: Kosova aktualisht nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Lajme
Në Shqipëri zyrtari policor e shantazhon qytetaren: Mi jep 3 mijë euro ose t'i publikoj fotot zhveshur

Në Shqipëri zyrtari policor e shantazhon qytetaren: Mi jep 3 mijë euro ose t'i publikoj fotot zhveshur

Lajme
Kalo në kategori