LAJMI I FUNDIT:

Shteti Islamik paralajmëron sulme të reja në Iran

Shteti Islamik paralajmëron sulme të reja në Iran

Grupi militant, Shteti Islamik, e ka publikuar një video, duke kërcënuar për sulme të reja në Teheran dhe u ka bërë thirrje të rinjve iranianë që të revoltohen kundër vendit të tyre.

Në këtë video ku shihej personi që kishte një maskë në fytyrë dhe armë para vetes, paraqitej edhe logoja e agjencisë së lajmeve të këtij grupi, Amaq dhe pamje të dy sulmeve të Teheran, për të cilat e ka marrë përgjegjësinë ky grup.


Personi në fjalë, është parë duke folur në theks Farsi, dhe ka premtuar sulme të reja “në qendër të Teheranit”, duke përmendur edhe sulme kundër shiitëve në Irak.

Nga sulmet e 7 qershorit të Shtetit Islamik në Iran, janë vrarë 18 persona.

Sulmet kanë ndodhur në tempullin e Ayatollah Khomeinit dhe parlamentin iranian në Teheran.

Trupat e Gardës Revolucionare islamike, u përgjigjën me sulme raketore në bazën e Shtetit Islamik në Siri, disa javë pasi ndodhi sulmi.

Deri më tash autoritetet iraniane kanë bërë të ditur se kanë arrestuar dhjetëra persona, që supozohet të kenë lidhje me këto sulme. /Rel/

Në trend Botë

Më shumë
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Botë
SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

Botë
Presidenti kinez shkon në Beograd te aleati i tij Vuçiq në 25-vjetorin e bombardimit të ambasadës kineze nga NATO

Presidenti kinez shkon në Beograd te aleati i tij Vuçiq në 25-vjetorin e bombardimit të ambasadës kineze nga NATO

Botë
SHBA do të dërgojë ndihma të reja menjëherë në Ukrainë, thotë Biden – madje që në orët e ardhshme

SHBA do të dërgojë ndihma të reja menjëherë në Ukrainë, thotë Biden – madje që në orët e ardhshme

Botë
Rusia kërkon të prishë Samitin e Paqes, thotë Zelensky

Rusia kërkon të prishë Samitin e Paqes, thotë Zelensky

Botë
Ushtari rus filmon momentin kur sistemi artilerik i Kremlinit hidhet në erë në Ukrainë

Ushtari rus filmon momentin kur sistemi artilerik i Kremlinit hidhet në erë në Ukrainë

Evropa
Kalo në kategori