LAJMI I FUNDIT:

”Shteti digjet ‘fikusi’ krihet” (Foto)

”Shteti digjet ‘fikusi’ krihet” (Foto)

Koncertin e Era Istrefit dhe David Guetta dje dikush e shfrytëzoi për aksione guerile, njofton Telegrafi Maqedoni.

Në tribuna u shfaq transparenti ‘Shteti digjet, ‘fikusi’ krihet’. Këtë transparentë organizatorët e hoqën menjëherë për shkak se përmbante mesazhe politike.


Siç shihet nga faqja zyrtare në Facebook e ‘Revolucionit Laraman’ ata e kanë marr përsipër këtë aksion gueril. Bashkangjitur me foton ata kanë nxjerrë edhe reshta nga kënga ‘Titanium’ e David Guetta-s.

Ashtu si aludohet transparenti i është kushtuar presidentit Gjorgje Ivanov të cilin gazeta gjermane ‘Der Standard’ e quajti ”Fikus”./Telegrafi/

Fikus

Fikusi 2

Gjithashtu lexo: ”Der Standard”: Në Maqedoni protestohet kundër kryetarit “Fikus”