LAJMI I FUNDIT:

Shtetet e pasura po minojnë skemën COVAX të vaksinave kundër coronavirusit, Kosova është pjesë e këtij sistemi

Shtetet e pasura po minojnë skemën COVAX të vaksinave kundër coronavirusit, Kosova është pjesë e këtij sistemi

Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë akuzoi disa vende të pasura për minimin e programit të shpërndarjes së vaksinave për parandalimin e coronavirusit, COVAX, të destinuara kryesisht për vendet e varfra.

Siç deklaroi ai, ata e bëjnë këtë duke iu drejtuar drejtpërdrejt prodhuesve në mënyrë që t’i sigurojnë vetes më shumë doza, raporton aljazeera.


“Disa vende të pasura u afrohen prodhuesve për të siguruar doza shtesë të vaksinave, gjë që ndikon në kontratat me COVAX”, tha Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus në një video konferencë të përbashkët me presidentin gjerman, Frank-Walter Steinmeier.

Kosova do të përfitojë nga COVAX 100,800 doza të vaksinës
Lexo po ashtu Kosova do të përfitojë nga COVAX 100,800 doza të vaksinës

Numri i vaksinave të alokuara për COVAX është në rënie, shtoi ai. Sistemi Covax u krijua për të shmangur vendet e pasura që mbledhin të gjitha vaksinat që ende prodhohen në sasi shumë të vogla për të qenë në gjendje të përmbushin kërkesën botërore.

Ndryshe, Kosova është pjesë e këtij sistemi botëror që do të përfitojë disa vaksina falas kundër COVID-19. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Botë
SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

Botë
Presidenti kinez shkon në Beograd te aleati i tij Vuçiq në 25-vjetorin e bombardimit të ambasadës kineze nga NATO

Presidenti kinez shkon në Beograd te aleati i tij Vuçiq në 25-vjetorin e bombardimit të ambasadës kineze nga NATO

Botë
SHBA do të dërgojë ndihma të reja menjëherë në Ukrainë, thotë Biden – madje që në orët e ardhshme

SHBA do të dërgojë ndihma të reja menjëherë në Ukrainë, thotë Biden – madje që në orët e ardhshme

Botë
Rusia kërkon të prishë Samitin e Paqes, thotë Zelensky

Rusia kërkon të prishë Samitin e Paqes, thotë Zelensky

Botë
Ukrainasit mësyjnë istikamet e rusëve me tank, i hedhin në erë edhe me dron kamikaz – pamje nga beteja për Serbryanskyn

Ukrainasit mësyjnë istikamet e rusëve me tank, i hedhin në erë edhe me dron kamikaz – pamje nga beteja për Serbryanskyn

Evropa
Kalo në kategori