Të gjitha 50-të shtetet amerikane dhe Disctrict Columbia janë në gjendje gatishmërie gjatë kësaj fundjave, për shkak të protestave të mundshme dhe kundërshtarëve të inaugurimit të presidentit të ri të zgjedhur Joseph Biden që pritet të mbahet më 20 janar.
Pjesëtarët e Gardës Kombëtare nga të gjitha shtetet amerikane janë drejtuar kah Washingtoni, për të dekurajuar pjesëmarrësit e mundshëm të protestave sikurse ishte rasti i 6 janarit, kur përkrahësit e Donald Trumpit u futën dhunshëm në ndërtesën e Kongresit amerikan – ku si pasojë humbën jetën pesë persona, transmeton Telegrafi.
FBI ka paralajmëruar se në kryeqytetet e 50 shteteve amerikane, mund të vie deri të marshimit i armatosur i përkrahësve të Trumpit.
Në Disctrict Columbia është mbyllur kompleksi nacional Alley. Përgjatë rrugëve janë vendosur barrikada dhe janë rritur masat e sigurisë.
Përveç shtrëngimit të masave të sigurisë, përreth ndërtesës së Kongresit janë vënë rrethoja të metalta. Njëjtë është edhe para shtatores së George Washingtonit, ku dhjetëra mijëra përfaqësues të mediave të akredituara do ta ndjekin drejtpërdrejtë inaugurimin e Joseph Bidenit.
E përkrah Gardës Kombëtare, nëpër rrugët e kryeqytetit amerikan është shtuar prezenca e policisë lokale, derisa është paralajmëruar se të paktën 12 stacione metrosë do të mbyllen në këtë qytet.
Në anën tjetër ekipi i Biden, u ka bërë thirrje amerikanëve që të shmangin udhëtimet drejt Washingtonit për shkak të pandemisë së COVID-19.
Pritet që nesër mund të ketë protesta, pasi që përkrahësit e Trumpit përmes rrjeteve sociale kanë bërë thirrje për protestë gjatë 17 janarit dhe një marsh në Washington në ditën e inaugurimit.
Guvernatorët e Maryland, New Mexico dhe Utah, kanë shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në shtetet e tyre në prag të protestave të mundshme.
California, Pensylvania, Michigan, Virginia, Washington dhe Visconsin kanë aktivizuar Gardën Kombëtare, e në Teksas do të mbyllet Kongresi dhe nuk do të hapet deri më 20 janar. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë“Hakmarrja” e Izraelit ndaj Iranit – të gjitha zhvillimet, minutë pas minute
Ministri ekstremist izraelit e përshkruan me një fjalë sulmin e Izraelit ndaj Iranit
Izraeli sulmon Iranin me raketa
Pamjet e para nga sulmi izraelit drejt Iranit
'Për herë të parë' Ukraina rrëzon një aeroplan bombardues strategjik rus
Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët
Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi