LAJMI I FUNDIT:

Shtetet e Bashkuara futin në listën e zezë kryeministrin e Federatës së Bosnjë e Hercegovinës

Shtetet e Bashkuara futin në listën e zezë kryeministrin e Federatës së Bosnjë e Hercegovinës

Departamenti amerikan i Thesarit, i ka vënë sanksione kryeministrit të Federatës së Bosnjës dhe Hercegovinës, Fadil Novaliq, për shkak të minimit të proceseve demokratike.

Ky vendim është bërë i ditur nga qeveria amerikane, e përveç Novaliqit është sanksionuar edhe Sllobodan Stankoviqi dhe kompania e tij Integral Inginiering nga Laktashi, për shkak të lidhjeve të tij me politikanin serb nga Bosnja, Millorad Dodik, i cili më herët ishte futur në listën e zezë, transmeton Telegrafi.


“Gjatë seancës para zgjedhjeve të vitit 2018, Novaliq kishte shfrytëzuar të dhënat e pensionistëve të cilat i kishte siguruar falë postit, me qëllim që t’i dërgojë mesazhe ku u premtonte rritje të pensioneve”, thuhet ndër tjera në kumtesën e Thesarit amerikan.

Ata gjithashtu bënë të ditur se në listën e zezë është futur për shkak të përfshirjes direkte dhe indirekte në veprime apo politika që minojnë proceset demokratike apo institucionet në Ballkanin Perëndimor.

Si rezultat i futjes në listë të zezë, i janë ngrirë pronat në SHBA dhe të gjitha transaksionet e mundshme të Novaliqit në shtetin amerikan. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
Borrell e uroi qeverinë e re serbe, eurodeputeti gjerman nuk përmbahet: Si mund ta bëjë një budallallëk të tillë

Borrell e uroi qeverinë e re serbe, eurodeputeti gjerman nuk përmbahet: Si mund ta bëjë një budallallëk të tillë

Serbia
Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Botë
Rusia lëshoi ​​një urdhër-arrest për Zelenskyn

Rusia lëshoi ​​një urdhër-arrest për Zelenskyn

Evropa
Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi

Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi

Amerika
Rusia sulmon me dronë iranian Ukrainën

Rusia sulmon me dronë iranian Ukrainën

Evropa
Kalo në kategori