Në kohën kur procesi i vendimmarrjes për liberalizimin e vizave për Kosovën po shkon drejt fundit disa shtete si Franca, Holanda, Gjermania e Spanja vazhdojnë të kenë hezitime. Ndërkohë që institucionet e Kosovës pritet të intensifikojnë lobimin për të siguruar mbështetjen e tyre, në të kundërtën këto shtete mund të bllokojnë heqjen e regjimit të vizave për kosovarët.
Derisa qytetarët e Kosovës janë në pritje të vendimit për liberalizimin e vizave me shtetet e zonës Schengen, disa nga vendet anëtare të Bashkimit Evropian vazhdojnë të kenë hezitime sa i përket kësaj çështjeje.
Prandaj institucionet e Kosovës pritet të intensifikojnë lobimin për të siguruar përkrahjen e Francës, të Holandës, të Gjermanisë e të Spanjës, të cilat ende nuk kanë një qëndrim definitiv nëse duhet të votojnë pro heqjes së regjimit të vizave për kosovarët.
Zyrtarët qeveritarë, por edhe përfaqësuesit e opozitës shprehen të bindur se Këshilli i Ministrave i Bashkimit Evropian brenda këtij viti do të marrë vendimin për liberalizimin e vizave për Kosovën. /Zëri/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251