LAJMI I FUNDIT:

Shtetasit nga Ballkani, në Shqipëri pa leje pune

Shtetasit nga Ballkani, në Shqipëri pa leje pune

Shqipëria do të shndërrohet në një vend ku shtetasit e huaj mund të punësohen lirisht.

Përmes disa ndryshimeve radikale në ligj, qeveria ka hequr thuajse tërësisht kufizimet për punëtorët e huaj duke hapur tregun e punës edhe për shtetet që nuk janë anëtare të Bashkimit Evropian.


Ndryshimet vijnë përmes një projektligji i miratuar në mbledhjen e fundit të këshillit të ministrave.

Sipas draftit, i cili do ti dërgohet parlamentit për miratim, shtetasit e pesë vendeve fqinje të Ballkanit Perëndimor si Serbia, Bosnja, Kosova, Mali i Zi, dhe Maqedonia e Veriut nuk do të kenë më nevojë për leje punë për tu punësuar në Shqipëri.

Për punëtorët që vijnë nga këto vende, leja e punës hiqet në mënyrë të përhershme.

Por Shqipëria do të hapet edhe për punëtorët e të gjitha vendeve të tjera të botës, në rastin e fatkeqësive natyrore.

Sipas projektligjit të miratuar në qeveri, leja e punës hiqet për çdo të huaj, që do të punësohet në sektorë të ndryshëm me qëllim rregullimin e pasojave dhe rimëkëmbjen nga fatkeqësi natyrore.

Kjo do të thotë se menjëherë pas miratimit të ligjit në parlament bizneset shqiptare që do të punojnë në ndërtimin e banesave apo infrastrukturës publike të dëmtuar nga tërmeti mund të punësojnë punëtorë nga çdo vend i botës, pa pasur nevojë për leje pune.

Por punësimi i këtyre shtetasve lehtësohet edhe kur nuk ka fatkeqësi natyrore. Aktualisht një biznes shqiptar mund të punësojë një punëtor të huaj vetëm nëse ka publikuar për 4 javë vendin e lirë të punës dhe nuk ka arritur të gjejë punëtor shqiptar.

Me projektligjin e ri të qeverisë ky kufizim hiqet dhe bizneset shqiptare mund të aplikojnë direkt për leje pune për të huajt, pa pasur detyrimin që të kenë kërkuar më parë për punëtorë vendas.

Liberalizimi i tregut të punës është hedhur fillimisht si ide nga disa biznese të mëdha vendase. Por ky propozim është shoqëruar edhe me debate publike për shkak se Shqipëria ka papunësi të lartë.

Ardhja e të huajve, veçanërisht atyre nga vendet e botës së tretë pa pengesa për të punuar në Shqipëri, mund të bëjë presion për uljen e rrogave dhe të lërë të papunë punonjësit shqiptarë. Por qeveria dhe bizneset e kanë justifikuar këtë masë me argumentin se vendi ka mungesë punëtorësh./tch

Në trend Lajme

Më shumë
Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Lajme
Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Siguri
Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Lajme
Policia kërkon ndihmë për identifikim e dy të dyshuarve për

Policia kërkon ndihmë për identifikim e dy të dyshuarve për "shpërdorim të pasurisë së huaj"

Kronika e Zezë
Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Lajme
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
Kalo në kategori