Për adhuruesit e natyrës, por edhe për ata që nuk kanë frikë nga aventurat dhe gjithmonë duan të provojnë diçka të re, këto shtëpi do të jenë vendi i përsosur për t’u çlodhur

Shtëpizat e drunjta Woodnest cabins janë të vendosura në mes të malit në afërsi të qytetit Oda në Norvegji.

Ky model i shtëpive, u krijua nga firma arkitekturore Helen & Hard Architects. E vetmja gjë që një vizitor ose mysafir mund të shohë është një shtëpi që “rri pezull” në një lartësi prej rreth pesë metrash, dhe druri që kalon nëpër ndërtesë vazhdon të rritet pa pengesa, transmeton Telegrafi.

Çdo objekt është vendosur në një trung druri dhe për të cilin janë përforcuar me ndihmën e mbajtësit të çeliktë. Falë kësaj, nuk është e nevojshme të ndërtohet ndonjë strukturë në tokë që do të dëmtonte mjedisin.

E gjitha që vizitori apo mysafiri mund të shohë është shtëpiza e cila qëndron “pezull” në lartësi prej rreth pesë metrash, ndërkohë që trungu i cili kalon nëpër objekt ende mund të rritet i papenguar.

“Inspirimin e kemi kërkuar te dëshirat e klientëve që të shpikim një objekt unik, i cili lidh përvojën e zakonshme dhe të pazakonshme dhe studimin e drurëve.

– Qëllimi ynë ka qenë që të krijojmë hapësirën e cila vërtet do të demonstrojë çfarë do të thotë të qëndrosh në natyrë”, theksojnë arkitektët.

Në fund të shtegut ju pret trari i drurit i cili çon deri te hyrja e shtëpizës, ndërkaq pamja panoramike e cila ofrohet nga ajo zbulon që mundi të cilin e keni përjetuar për të arritur aty, është shpaguar.

Ndërsa brenda, çdo centimetër i qasshëm i hapësirës prej më pak se 15 metrash katrorë, është organizuar me mençuri.

Banja e vogël dhe dhoma e gjumit janë të vendosura nga të dy anët të hyrjes.

Hapësira tjetër kombinon kuzhinën dhe dhomën e ditës në një ambient të vetëm, ndërkaq falë dritareve të mëdha, krijohet përshtypja që hapësira është më e madhe seç është në të vërtetë. /Telegrafi/