LAJMI I FUNDIT:

Shtëpia, tarracën e së cilës qindra papagaj e vizitojnë çdo ditë

Shtëpia, tarracën e së cilës qindra papagaj e vizitojnë çdo ditë

Shtëpia e Lakshmi Narayan Reddy në qytetin jugor indian Visakhapatnam është bërë një vend popullor.

Kjo pasi që, qindra papagaj dynden në tarracën e saj tri herë në ditë, ku pronari i shtëpisë u hedh ushqim, kryesisht kokrra orizi.


Dhe kjo tanimë është bërë një rutinë e përditshme dhe një gjë që ai e ka përsosur gjatë 14 viteve të fundit.

Kështu, përveç tij, një kënaqësi të tillë e përjetojnë edhe fqinjët e tij të cilët shpesh shikojnë nga dritaret e tyre dhe shikojnë se si papagajtë mblidhen në tarracën e tij çdo ditë. /Telegrafi/