Shtëpia nga filmi i famshëm “Home Alone” vjen me versionin LEGO dhe pritet të dalë në shitje në nëntor
LEGO ka krijuar një kopje nostalgjike pikërisht në kohë për festat e fund-vitit.
Sipas CNN, përcjell Telegrafi, seti më i fundit i projektuar nga fansat e LEGO është një kopje e shtëpisë nga filmi klasik i vitit 1990 “Home Alone”, rreth problemeve që lindin kur hajdutët tentojnë të plaçkitin një shtëpi derisa protagonisti Kevin është i vetëm në shtëpi derisa pjesa tjetër e familjes së tij është me pushime.
Seti, i cili përmban 3,955 copë, do të jetë i disponueshëm për blerje duke filluar nga 1 nëntori, afërsisht në të njëjtën kohë kur u publikua filmi, dhe do të shitet për 249.99 dollarë.
Versioni LEGO i shtëpisë është “një rekreacion tepër i detajuar” që është “i vërtetë për filmin”, tha kompania në një njoftim për shtyp. Ofrohet i kompletuar me katin përdhes, me katin e parë, kuzhinën, bodrumin dhe papafingo. Kompleti vjen gjithashtu me figurat e vogla Lego të personazheve kryesorë si Kevin, Harry, Marv dhe plaku Marley.
“Ashtu si çdo fëmijë i viteve 90-ta, unë u rrita duke parë Home Alone dhe zë një vend shumë të veçantë në zemrën time”, tha dizajneri njëherësh adhurues i Lego, Alex Storozhuk në një deklaratë.
“Ky film është shumë nostalgjik dhe bën që ato kujtime të ngrohta të fëmijërisë të shfaqen çdo herë”, ka shtuar ai tutje.
Këto kujtime me siguri do të ngjallen me këtë set, i cili përmban referenca të detajuara për filmin origjinal.
“Duke ndjekur temat e filmit, ne donim ta bënim përvojën sa më gjithëpërfshirëse të jetë e mundur për adhuruesit që ndërtojnë me LEGO dhe filmit”, tha projektuesja e LEGO, Antica Braçanov në një deklaratë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëA po nxehet telefoni juaj - pse është një problem serioz
Zbulohen specifikimet e smartphone Sony Xperia 1 VI
Publikohen imazhe të cilat pretendohet se shfaqin modelin iPhone 16 të Apple
Elon Musk parashikon të ardhmen e superinteligjencës e cila sipas tij do të jetë më e zgjuar se njerëzit
Microsoft zbulon investimin e radhës miliarda dollarësh në Malajzi
Thyhet rekordi, Super Mario 64 shitet për 1.5 milion dollarë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City