LAJMI I FUNDIT:

Shtëpia në Oksford me peshkaqen në kulm, rrëfimi i pazakontë i statujës që u “ndërtua” si shenjë proteste ndaj autoriteteve lokale

Shtëpia në Oksford me peshkaqen në kulm, rrëfimi i pazakontë i statujës që u “ndërtua” si shenjë proteste ndaj autoriteteve lokale

Bill Heine, pronar i një shtëpie në Oksford në kulmin e të cilës qëndron i varur një peshkaqen gjigant, kishte vënë statujën në majën e shtëpisë në shenjë proteste kundër “kufizimit të planifikimit dhe cenzurës” në vitin 1986, kurse i biri i tij aktualisht po proteston kundër planeve që objekti i tyre të futet në listën e trashëgimisë së mbrojtur.

Pasi që peshkaqeni është vendosur në mënyrë të fshehtë në kulm, Heine pati një mosmarrëveshje rreth planifikimit të ndërtimit  me autoritetet lokale, para se të ndërronte jetë në vitin 2019, transmeton Telegrafi.

Ndërkaq i biri i tij Magnus Hanson-Heine është i palëkundur në qëndrim që të mos lejoj që objekti i quajtur “shtëpia e peshkaqenit” apo “peshkaqeni i Headington”, sipas ligjeve të bashkësisë lokale të futet në listën e trashëgimisë së mbrojtur.

Bashkësia lokale kërkon nga banorët që të deklarohen për 17 objekte potenciale që të futen në listën e trashëgimisë së mbrojtur, e një prej tyre është propozuar “shtëpia e peshkaqenit”.

E sipas autoriteteve lokale, përfshirja në regjistër do të “ndihmonte rreth planifikimit të ndërtimit dhe njëherit do të ruante karakterin e këtij vendi”.

Magnus Hanson-Heine, një kimist kuantik, tha se futja e shtëpisë në listë do të ishte një “trampolinë” për ta përfshirë atë në listën e trashëgimisë kombëtare, gjë që mund të nënkuptojë më shumë kontroll mbi planifikimin e ndërtimit.

Ai shtoi se kjo do të ishte në kundërshtim me qëllimin fillestar të babait të tij sa i përket skulpturës, që shërbeu për të “protestuar kundër kufizimeve të planifikimit dhe cenzurës”.

“Babai im gjithmonë ka rezistuar për të dhënë ndonjë përgjigje përfundimtare rreth pyetjes së çfarë do të thotë kjo, sepse është krijuar për t’i bërë njerëzit të mendojnë vet dhe të vendosin vet se çfarë është arti”, shtoi ai. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Zbulohet se sa do të jetë

Zbulohet se sa do të jetë "kostoja ditore" nga shembja e urës në Baltimore

Amerika
Kievi pretendon se ushtrisë së Putinit i janë shkaktuar humbje të mëdha, japin detaje për makinerinë dhe personelin ushtarak

Kievi pretendon se ushtrisë së Putinit i janë shkaktuar humbje të mëdha, japin detaje për makinerinë dhe personelin ushtarak

Evropa
Edhe Lukashenko i Bjellorusisë vjen me një pretendim rreth sulmit në Moskë

Edhe Lukashenko i Bjellorusisë vjen me një pretendim rreth sulmit në Moskë

Botë
ISIS vjen me një kërcënim të ri për Putinin

ISIS vjen me një kërcënim të ri për Putinin

Botë
“Pallatet lundruese”: Pesë nga superjahtet më të shtrenjta në botë

“Pallatet lundruese”: Pesë nga superjahtet më të shtrenjta në botë

Botë
Një baba i tre fëmijëve nga El Salvadori në mesin e gjashtë të zhdukurve si pasojë e shembjes së urës së famshme në Baltimore

Një baba i tre fëmijëve nga El Salvadori në mesin e gjashtë të zhdukurve si pasojë e shembjes së urës së famshme në Baltimore

Amerika
Kalo në kategori