LAJMI I FUNDIT:

Shtëpia Filmike e animacionit, Neopictures me video simbolike për Ditën e Evropës

Shtëpia Filmike e animacionit, Neopictures me video simbolike për Ditën e Evropës
(Foto: Screenshot/Instagram/ neopictures__)

Shtëpia Filmike e animacionit, NeoPictures, ka ndërmarrë një iniciativë duke realizuar një video simbolike në formë nderimi për Ditën e Evropës.

Përmes një postimi në rrjetet sociale thuhet se qëllimi i kësaj videoje është “përçimi i paqes dhe bashkëpunimit në kontekstin njerëzor”


“Shtëpia Filmike e animacionit neopictures (www.neo.pictures) ka ndërmarrë këtë vetiniciativë për të nderuar kontributin ndërshekullor të personaliteteve tona drejt të sotmes dhe të ardhmes së përbashkët evropiane”.

“Hapësira e kufizuar na detyroi që mos t’i përfshijmë të gjitha personalitetet kontribuuese, kontributi i të cilëve, gjithsesi nuk është më pak i rëndësishëm!”.

“Pavarësisht rrethanave ku ndodhemi, Kosova nderon Evropën për këtë ditë të veçantë edhe më këtë video simbolike”.

“Intenca e kësaj videoje është përçimi i paqes dhe bashkëpunimit në kontekstin njerëzor, prandaj mendojmë dhe besojmë se kufijtë mes shtetesh janë thjesht orientime kufizuese, dhe/ose iluzione që do të zhduken së shpejti!”.

“Padyshim e ardhme e ndritshme na pret! Gëzuar dita e Evropës!”, shkruan në postim, përcjell Telegrafi.

Edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, përmes një postimi në Twitter, ka thënë se Ditën e Evropës do ta festojë me flamurin tonë të mrekullueshëm të Kosovës së rinisë..

“Vendi i evropianëve të rinj është krenar çdo ditë me sukseset e veta. Duke parë këtë animacion 3D nga anëtarët e rinj të Neopictures, jam e bindur se e ardhmja e ndritur është duke na pritur”, ka shkruar presidentja Osmani. /Telegrafi/

View this post on Instagram

A post shared by neopictures (@neopictures__)