LAJMI I FUNDIT:

Shtëpia e pleqve si pasqyrë e një shoqërie të mbushur me rrugaçë: Ku po e thyen qafën Kosovë?

Shtëpia e pleqve si pasqyrë e një shoqërie të mbushur me rrugaçë: Ku po e thyen qafën Kosovë?

“E vërteta është si puna e asaj kurvës me nam në gjithë qytetin. Të gjithë e njohin mirë, por askujt nuk i pëlqen ta shohin me të në rrugë. Ajo është e mirë për natën në fshehtësi, kurse ditën kurva dhe e vërteta janë të shëmtuara, të vrazhda, të urryera. Dhe, shumëkujt për tërë jetën nuk arrin t`ia tres mideja” (Wolfgang Borchert)  

Shkrimtarja Abi Morgan (1968), katër vjet më parë ka shkruar dramën “Splendour” që flet për katër gra, njëra nga të cilat është gruaja e një diktatori. Ajo braktiset nga burri, ndërsa vendi është në prag të revolucionit të përgjakshëm. Gruaja e diktatorit e kupton se po e jeton natën e fundit të jetës. Për këtë shfaqje autorja ka tërhequr paralele me regjimin e Nikolai Çausheskut në Rumani, sepse, nuk e kuptonte se si është e mundur që pak njerëz të kenë shumë pushtet. Ndërkaq, kur i lexon raportet për ekzekutimin e çiftit Çaushesku, informohet se më shumë plumba janë shtënë te gruaja e Nikolait – Elena. Mësimi që ka marrë ishte ky: populli ndien zemërim ndaj diktatorëve, por edhe më shumë ndaj grave që qëndrojnë në prapavijë.


Ky rrëfim më shtyri të mendoj për rastin tronditës të rrahjes së një gruaje të moshuar në një shtëpi të pleqve në Pejë. Një infermiere merr pushtetin në duar. Si Nikolai, si çdo diktator në botë. Me sadizëm, pa empati. Dhe, infermieret tjera qëndrojnë në prapavijë. Si Elena. Dhe qeshin. Ato janë fajtore si ajo që jepte goditje. Secili është fajtor kur nuk reagon ndaj të keqes, sepse edhe indiferenca është krim.

Mezi durova ta shoh videon deri në fund. Qava, sepse tek ajo grua e moshuar pash nënën time. Qava, sepse ajo grua ishte me sëmundje të Alzheimerit. Dhe, prapë mu kujtua nëna. Në ditët e fundit të jetës së saj, nëna vuante nga harresa. Shpeshherë villte me shumë dhembje. Dhe, pas gjysmë ore harronte nëpër çfarë ka kaluar. I rrija pranë dhe i thosha: mama, shyqyr që nuk e di se sa po vuan. Por, mua kurrë nuk më harronte. Më shikonte dhe thoshte: pse po qan djali jem!

Nëna e moshuar e rrahur dhe e tallur nga infermieret, mund ta ketë Alzheimerin, por nuk besoj se e ka harruar ndonjëherë djalin e vet dëshmor. Ajo grua mund ta ketë harruar përbuzjen dhe dhimbjen që ia shkaktuan infermieret të cilat do të duhej të kujdeseshin për të – ato që paguheshin fal saj dhe fal të moshuarve tjerë (për të cilët familjarët dhanë 650 euro në muaj) – por ne nuk duhet ta harrojmë atë dhembje. Siç nuk mund ta harroj ende dhembjen e nënës time.

Ajo video dhe ajo ngjarje e poshtër më shtyri të pyes për çfarë vdiqën njerëzit në luftën e fundit? Për çfarë vdiq djali i saj: për liri apo për ta nxjerr në pah paturpësinë dhe të keqen tonë? Për çfarë vuajti tërë shoqëria? Për ta zëvendësuar mizorinë e tjetrit me mizorinë tonë? Për të torturuar për pikë qejfi një të moshuar, sepse mundesh, sepse ke pushtet dhe forcë, sepse ke imunitet nga administrata e asaj shtëpie?

Ajo infermiere sadiste dhe koleget e saj që qeshin me dhembjen dhe lotët e një të moshuare, nuk janë rast i izoluar. Janë hallkë e një zinxhiri të së mbrapshtës që ka kapluar shoqërinë e Kosovës. Janë pasqyrë e dhunës dhe mospërfilljes së përditshme ndaj tjetrit. Ajo shtëpi është Kosova përplot me rrugaçë pa empati. E, Zef Pllumi (1924-2007), kur shikonte turmat që çirreshin, që shanin, pështynin dhe kërcënonin tre priftërinj intelektualë të arrestuar në vitin 1946, e pyeti veten: “Si asht e mundun, që nji popull kaq i vogël të ketë kaq shumë rrugaça”.

Përgjegjësia në këto rrethana të këqija futet në kategorinë e fajit metafizik për të cilin ka shkruar Karl Jaspers (1883-1969): faji që të gjithë ndajmë kur lejojmë gjërat e këqija të ndodhin; dështimi për të ndihmuar të tjerët; marrja e veprimeve që në një farë mënyre mund t’i dëmtojë të tjerët dhe në vazhdimin e jetës tonë të zakonshme kur ne e dimë se shumë të tjerë janë krejtësisht të mjerueshëm dhe se ndonjëherë mjerimi i tyre mbështet jetën tonë. Ajo shtëpi e pleqve nuk mund ta shfajësojë veten duke suspenduar katër infermiere. Të gjithë krerët e asaj shtëpie kanë faj. Nuk mund ta shfajësojë veten secili që e ka parë atë video dhe që nuk ka reaguar. Nuk mund ta shfajësojnë veten familjarët e infermiereve. As fëmijët që lehtë po heqin dorë nga ata që i rritën …

Të jesh njerëzor është gjë e thjeshtë: përmbushja e asaj që njihet si Maksima e Artë, që udhëzon të mos i trajtosh njerëzit ashtu siç nuk do të doje që të tjerët të të trajtojnë ty. Apo, në trajtën më pak urdhëruese – që t’i trajtosh të tjerët ashtu siç dëshiron të të trajtojnë. Por, shqiptarët e braktisën Zotin. Këtë titull e kam përdorur një herë në një shkrim – për një shqiptar që alivanoset në rrugën Ferizaj-Gjilan, vdesë dhe askush nuk i afrohet – i frymëzuar nga dramaturgu gjerman Wolfgang Borchert (1921-1947) dhe tragjedia e tij e vitit 1946, “Jashtë derës”. Ai flet për vuajtjet e ushtarëve gjermanë – viktima të oficerëve; për kohën kur njerëzit e braktisën Perëndinë – dhe Ai nuk mund të bënte gjë për ta!

Zoti nuk e prish gjendjen e një populli, përderisa ata ta ndryshojnë veten e tyre (Suretu Er Rra’d 11). Në gjendjen në të cilën po katandisemi, nuk mund të na shpëtojë as Amerika, as NATO as BE. Jo përderisa shqiptari për shqiptarin vazhdon të jetë shqiptar.

Në trend

Më shumë
Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Jehona Hulaj
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Botë
Paka para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Paka para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Evropa
Fitim Doda ndalohet për vrasjen në tentativë në rrugën 'Haxhi Zeka', prokuroria kërkon paraburgim

Fitim Doda ndalohet për vrasjen në tentativë në rrugën 'Haxhi Zeka', prokuroria kërkon paraburgim

Drejtësi
KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

Politikë
U arrestua për sulm fizik ndaj një vozitëse dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Policia jep detaje të rastit në Prishtinë

U arrestua për sulm fizik ndaj një vozitëse dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Policia jep detaje të rastit në Prishtinë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori