LAJMI I FUNDIT:

Shtëpia e Operës së Sydneyt nuk do të ndriçohet gjatë kurorëzimit të Charles

Shtëpia e Operës së Sydneyt nuk do të ndriçohet gjatë kurorëzimit të Charles

Vendimi për të mos ndezur dritat e “Shtëpisë së Operës” së Sydneyt për kurorëzimin e mbretit Charles është një masë e kursimit të kostos, tha një zëdhënës i qeverisë së shtetit të Uellsit të Ri Jugor.

Në të gjithë Australinë, ku mbreti Charles është kreu i shtetit, roli i monarkisë është i diskutueshëm. Vendi mbajti një referendum për t’u bërë republikë në vitin 1999, në të cilin 55 për qind e votuesve ishin kundër, ndërsa sondazhet më të fundit tregojnë nivele të ndryshme mbështetjeje.


Shumë ndërtesa dhe monumente publike do të ndriçohen me ngjyrë vjollce mbretërore sonte për të shënuar kurorëzimin, duke përfshirë Shtëpinë e Parlamentit në kryeqytetin Canberra, por Shtëpia e Operës së Sydneyt, e cila u ndriçua vitin e kaluar për të përkujtuar vdekjen e Mbretëreshës Elizabeth II, nuk do të jetë mesin e tyre, raporton smb.com.au.

“Qeveria e Uellsit të Ri Jugor beson se ka arritur ekuilibrin e duhur për sa i përket përmbushjes së pritshmërive të komunitetit për këtë rast, duke pasur parasysh koston publike”, tha një zëdhënës i qeverisë.

Kryeministri australian, Anthony Albanese, i cili ndodhet në Londër për kurorëzimin, tha se do të betohej për besnikëri ndaj mbretit Charles në ceremoni, pavarësisht se ishte republikan.

Nga ngacmimet në shkollë tek tragjedia e Dianës - ngjarjet që 'i dhanë formë' Mbretit Charles III
Lexo po ashtu Nga ngacmimet në shkollë tek tragjedia e Dianës - ngjarjet që 'i dhanë formë' Mbretit Charles III

“Unë dua të shoh një australian si kreun e shtetit australian… Kjo nuk do të thotë që ju nuk mund të keni respekt për institucionin, i cili është sistemi i qeverisjes që ne kemi”, tha Albanese për televizionin shtetëror ABC.

Përveç Australisë, Mbreti Charles është kreu i shtetit në Zelandën e Re dhe 12 rajone të tjera të Commonwealth jashtë Mbretërisë së Bashkuar, megjithëse roli është kryesisht ceremonial. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Botë

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Evropa
Kalo në kategori