LAJMI I FUNDIT:

Shtëpia e ngrohtë familjare me nënkulm (Plani i hollësishëm)

Shtëpia e ngrohtë familjare me nënkulm (Plani i hollësishëm)

Po ju prezantojmë planin e hollësishëm të shtëpisë familjare me nënkulm, e cila do t’u pëlqejë adhuruesve tradicionalë, mirëpo edhe atyre të stilit modern

Struktura e thjeshtë e shtëpisë është e pasuruar me elemente interesante në formë të dyerve moderne të hyrjes, rrethoja xhami të ballkoneve dhe fasadave nga panelet e drurit, të cilat kanë bërë që shtëpia e formës klasike të marrë dukje moderne.


Me projekt është paraparë që shtëpia të posedojë nënkulmin, me të cilin është mundësuar që sipërfaqja e dobishme të mos jetë e kufizuar me madhësinë e parcelës, transmeton Telegrafi.

Plani parashikon edhe garazhin për dy vetura, të vendosura në linjë me pjesën kryesore të shtëpisë.

Në përdhese të shtëpisë gjendet hapësira për qëndrim ditor e lidhur me trapezarinë, e cila i jep enterierit karakter modern. Nga kjo hapësirë është mundësuar dalja në ballkon nga ana e pasme e shtëpisë.

Adhuruesve të gatimit do t’u pëlqejë kuzhina e ndarë fizikisht, e cila është e vendosur pranë trapezarisë. Në këtë nivel gjendet edhe një dhomë, e cila mund të shërbejë si dhomë pune apo dhomë gjumi për mysafirë.

Banja e vogël dhe depoja janë të vendosura pranë hyrjes së shtëpisë.

Në vazhdim të shtëpisë gjendet garazhi, mjaftueshëm i madh, që, krahas veturave, mund të vendosen edhe mjete të tjera të vogla transportuese. Nga garazhi mund të hyhet në një hapësirë më të vogël të paraparë për kaldajë.

Në nënkulm janë të vendosura tri dhoma gjumi dhe banja e madhe, ndërsa hapësira mbi garazh është e shfrytëzuar edhe për një dhomë dite.

Shtëpia me kate në parcelë të ngushtë (Plani detaj)
Lexo po ashtu Shtëpia me kate në parcelë të ngushtë (Plani detaj)

Të dhënat themelore

Sipërfaqja e shtëpisë: 207,76 m²
Sipërfaqja e garazhit: 33,42 m²
Kubatura: 574 m³
Pjerrësia e kulmit: 40°
Gjerësia minimale e truallit: 23,75 m
Numri i dhomave të gjumit: 4

Përdhesa

Korridori hyrës: 3,59 m²
Korridori me shkallë: 7,44 m²
Kuzhina: 11,58 m²
Dhoma e ditës + trapezaria: 30,54 m²
Dhoma: 15,3 m²
Banja: 3,51 m²
Hapësira ndihmëse: 5,29 m²
Kaldaja: 6,56 m²
Garazhi: 33,42 m²

Sipërfaqja: 117,23 m²

Nënkulmi

1. Korridori: 7,92 m²
2. Banja: 8,38 m²
3. Dhoma: 14,17 m²
4. Dhoma: 16,04 m²
5. Dhoma: 15,46 m²
6. Korridori: 3,21 m²
7. Këndi i gardërobës: 2,70 m²
8. Këndi i gardërobës: 2,71 m²
9. Dhoma e ditës: 19,94 m²

Sipërfaqja: 90,53 m²

/Telegrafi/