LAJMI I FUNDIT:

Shtëpia e dizajnerit italian merr vetëm gjashtë orë kohë për t’u montuar (Video)

Shtëpia e dizajnerit italian merr vetëm gjashtë orë kohë për t’u montuar (Video)

Kompania italiane ‘MADi Home’ me arkitektin Renat Vidal kanë krijuar një shtëpi e cila mund të montohet nga tre persona në vetëm gjashtë orë në secilën sipërfaqe të rrafshët.

Shtëpia është e sigurt dhe e përbërë me kualitete tejet të larta, transmeton Telegrafi.


Kompania ofron shtëpi të cilat mund të kompletohen nga 27 metra katrorë e deri në 84 metra katrorë, ndërsa çmimet varen nga madhësitë, duke filluar nga 33 mijë dollarë deri në 73 mijë dollarë.

Modelet bazike përfshijnë kuzhinë, tualet, instalim teknik dhe arrijnë brenda 60 ditëve.

Duke marrë parasysh se shtëpia ka panele solare dhe jo vetëm, ajo mund të themi se nuk varet nga energjia elektrike.

Veç kësaj, mund të ndërtohet thuajse në çdo vend dhe nuk kërkon themele betoni. /Telegrafi/