LAJMI I FUNDIT:

Shtëpia e Bardhë thotë se Trump ra dakord “të gjejë” më shumë sisteme të mbrojtjes ajrore për Ukrainën

Shtëpia e Bardhë thotë se Trump ra dakord “të gjejë” më shumë sisteme të mbrojtjes ajrore për Ukrainën

Shtëpia e Bardhë tha të mërkurën se presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky kërkoi sisteme shtesë raketore Patriot gjatë një telefonate me presidentin e SHBA-së, Donald Trump, i cili ra dakord të “punonte me të për të gjetur atë që ishte në dispozicion, veçanërisht në Evropë”.

Sipas sekretares së shtypit të Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, të dy presidentët patën një telefonatë “fantastike”, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Siç thuhet më tej, Zelensky falënderoi presidentin amerikan për mbështetjen ushtarake, duke përfshirë Javelins që Uashingtoni së pari dha nën administratën e parë të Trump.


Ajo shtoi se ekipet teknike nga të dyja palët do të takohen në Arabinë Saudite në ditët në vijim.

Shtëpia e Bardhë tha se Trump dhe Zelensky diskutuan gjithashtu furnizimin me energji elektrike të Ukrainës dhe centralet bërthamore.

Trump tha se SHBA mund të jetë e dobishme në drejtimin e centraleve të Ukrainës.

“Pronësia amerikane e këtyre centraleve do të ishte mbrojtja më e mirë për atë infrastrukturë dhe mbështetje për infrastrukturën energjetike të Ukrainës”, citohet të ketë thënë Trump.

Uashingtoni është përpjekur të ndërmjetësojë një armëpushim midis Rusisë dhe Ukrainës, me tensionet që shpërthyen vetëm muajin e kaluar midis Trump dhe Zelensky gjatë një takimi të Zyrës Ovale.

Një marrëveshje për mineralet dhe burimet natyrore duhej të nënshkruhej pas atij takimi, por u pezullua pasi Shtëpia e Bardhë i kërkoi Zelenskyt të largohej. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Ish-mafiozi me prejardhje shqiptare, John Alite, bëhet këshilltar bashkiak në SHBA

Ish-mafiozi me prejardhje shqiptare, John Alite, bëhet këshilltar bashkiak në SHBA

Amerika
Prodhuesit amerikanë të armëve “do të mbahen larg” nga plani i ri masiv i shpenzimeve të mbrojtjes të BE-së

Prodhuesit amerikanë të armëve “do të mbahen larg” nga plani i ri masiv i shpenzimeve të mbrojtjes të BE-së

Botë
Çfarë është një krizë kushtetuese dhe a është SHBA në një të tillë tani?

Çfarë është një krizë kushtetuese dhe a është SHBA në një të tillë tani?

Amerika
'Makthi' i Rusisë janë dy armët më të mira të artilerisë së Ukrainës - të cilat i janë 'dhuruar' nga dy shtete evropiane

'Makthi' i Rusisë janë dy armët më të mira të artilerisë së Ukrainës - të cilat i janë 'dhuruar' nga dy shtete evropiane

Evropa
Pasi u zbulua se e kishin shfrytëzuar kundër studentëve, Daçiq shfaq armën sonike ‘që shkakton panik’

Pasi u zbulua se e kishin shfrytëzuar kundër studentëve, Daçiq shfaq armën sonike ‘që shkakton panik’

Serbia
Demonstrata të opozitës pas arrestimit të kryebashkiakut të Stambollit, Ekrem Imamoglu

Demonstrata të opozitës pas arrestimit të kryebashkiakut të Stambollit, Ekrem Imamoglu

Turqia
Kalo në kategori