LAJMI I FUNDIT:

Shtëpia e Bardhë kritikon demokratët: Po i bien në qafë Trump-it

Shtëpia e Bardhë kritikon demokratët: Po i bien në qafë Trump-it

Shtëpia e Bardhë i kritikoi me forcë demokratët e Dhomës së Përfaqësuesve për nisjen e hetimeve “të turpshme”, sipas saj, për pengim të drejtësisë dhe shpërdorim të dyshuar të pushtetit nga ana e disa aleatëve të afërt të presidentit Donald Trump.

Zëdhënësja Sarah Sanders tha se demokratët “po i bien në qafë” Trumpit. Komentet e saj erdhën pasi Komiteti për Drejtësi i Dhomës së Përfaqësuesve, që kontrollohet nga demokratët, u dërgoi të hënën letra 81 individëve dhe entiteteve, në kuadër të një hetimi të gjerë të lidhjeve të mundshme të njerëzve pranë Presidentit me Rusinë.


Në mesin e tyre gjenden ndihmës të Trumpit dhe të fushatës së tij, anëtarë të familjes së tij, bashkëpunëtorë në biznes dhe të tjerë. Kryetari i Komitetit për Drejtësi, demokrati Jerry Nadler, tha se është “detyrim” i Kongresit të ofrojë kontroll mbi “abuzimet e pushtetit” nga ana e Shtëpisë së Bardhë.

Megjithatë, në një intervistë për ABC News ai tha se është shumë herët të flitet për largimin e Trump nga posti. /kp/Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Botë
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Botë
Paketa ushtarake amerikane do ta ndihmojë Ukrainën të nisë ofensivë kundër rusëve, njofton këshilltari i sigurisë kombëtare të SHBA-së

Paketa ushtarake amerikane do ta ndihmojë Ukrainën të nisë ofensivë kundër rusëve, njofton këshilltari i sigurisë kombëtare të SHBA-së

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
Kalo në kategori