Shtëpia e Bardhë thotë se ndërhyrja e forcave speciale të Shteteve të Bashkuara në Jemen, në të cilin janë vrarë disa civilë dhe një ushtar amerikan, ishte “i suksesshëm”.
“Mendoj se është operacion i suksesshëm nga të gjitha standardet”, tha zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Sean Spicer.
Një ushtar amerikan është vrarë dhe katër të tjerë janë plagosur, në sulmin e 29 janarit, që ishte aksioni i parë ushtarak i Shteteve të Bashkuara nën presidencën e Donald Trumpit.
Një zyrtar i Jemenit tha se nga sulmi janë vrarë 41 pjesëtarë të dyshuar të al-Kaidës në Gadishullin Arab, dhe po ashtu, tetë femra dhe tetë fëmijë.
Ushtria amerikane po zhvillon hetime për këtë ndërhyrje, për të cilën tha se është ndërmarrë për të mbledhur informacione dhe inteligjencë, përfshirë edhe atë për operacionet potenciale të al-Kaidës kundër Shteteve të Bashkuara dhe perëndimit, transmeton Evropa e Lirë.
Ushtria amerikane tha se është e mundshme se civilët nuk janë parë nga forcat e Shteteve të Bashkuara, pasi ata ishin të përzier me militantët në kompleksin që u sulmua.
Pentagoni i ka kontestuar raportet e publikuara se operacioni nuk e kishte pasur elementin e befasisë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Ukraina do të përfitojë nga asetet e ngrira ruse në vendet e BE-së – sa para në vit do të transferohen në Kiev?
Rruga e drejtë më e gjatë në botë dhe pa asnjë kthesë është 240 km: Ajo është e mërzitshme për tu vozitur dhe gjendet në Azi
Vuçiq: Amendamentet malazeze për rezolutën për Srebrenicën luajtën një rol shumë të ndyrë
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251