LAJMI I FUNDIT:

Shtëpi eko-miqësore, të gatshme për 48 orë dhe zgjasin deri në 100 vjet

Shtëpi eko-miqësore, të gatshme për 48 orë dhe zgjasin deri në 100 vjet

Shtëpia 3D është shumë miqësore me mjedisin dhe e mira e saj është se ajo ndërtohet shumë shpejt. 

Tani, një ekip në Republikën Çeke ka hartuar dhe zhvilluar një shtëpi 3D që jo vetëm që ul emetimet e karbonit me 20%, por gjithashtu është e gatshme në vetëm 48 orë, transmeton Telegrafi.

Është e një madhësie komode, duket e shkëlqyeshme dhe madje edhe mund të qëndrojë mbi ujë.

Ju mund të habiteni kur dëgjoni se industria e ndërtimit jep 39% të emetimeve të karbonit në botë, ndërsa industria e aviacionit kontribuon me “vetëm” 2%.

Nëse materialet dhe strategjitë e ndërtimit nuk ndryshohen me shpejtësi, këto do të vazhdojnë të kenë një ndikim të rëndësishëm në planetin tonë dhe ndryshimet klimatike.

Me këtë në mendje, ekipi i dy personave që filluan projektin Prvok vendosën të hartojnë dhe zhvillojnë një shtëpi të shtypur 3D me 43 metër katror që noton.

Gati në 48 orë e bën shtëpinë shtatë herë më të shpejtë për të ndërtuar sesa me metodat tradicionale, dhe ul koston e ndërtimeve përgjysmë.

Ekipi do të përdorë një krah robotik të quajtur Scoolpt.

Shtëpia e rehatshme përbëhet nga një dhomë gjumi, dhomën e ndjenjës, banjo dhe kuzhinë.

Madje këto shtëpi rezistojnë deri në 100 vite dhe në çdo mjedis. /Telegrafi/