LAJMI I FUNDIT:

Shtëpi e përsosur: Një interpretim modern i një hambari tradicional

Shtëpi e përsosur: Një interpretim modern i një hambari tradicional

Po ju paraqesim shtëpinë e përsosur për të gjithë adhuruesit e hapësirës së hapur, natyrës dhe dizajnit atraktiv

E quajtur sipas një lloj mburoje antike të blinduar, shtëpia Armadillo do t’ju intrigojë në shikim të parë me pjesën e jashtme të saj të pazakontë që mbron brendësinë e saj si një mburojë.

Fasada tërheqëse magjeps me një kombinim të pazakontë të sipërfaqeve prej xhami dhe mureve nën pullaz. Ky ekuilibër harmonik i njësive të kundërta u krijua nga firma e dizajnit arkitektonik Sergey Makhno Architects, transmeton Telegrafi.

Shtëpia është dedikuar për jetë aktive dhe dinamike, andaj sipërfaqen më të madhe e zë zona e qëndrimit ditor. E gjerë dhe e hapur, dhoma lidhet lehtësisht me pjesën e jashtme falë xhamave rrëshqitës.

Brendësia e shtëpisë është rregulluar në një mënyrë të reduktuar dhe të matur, me mobilie moderne të linjave të pastra.

Ashtu si në pjesën e jashtme, pjesa e brendshme është një përzierje kontrasti e ngjyrës së zezë dhe asaj të bardhë, e cila mund të vërehet si në mobilie ashtu edhe në ndriçim. Sipërfaqet e mbetura dominohen nga një gamë e toneve neutrale.

Mobiliet mundësojnë riorganizimin e lehtë të hapësirës me mirëmbajtje minimale. Varëset masive zbukurojnë zonën e ndenjës dhe të trapezarisë, duke i ndarë vizualisht këto zona në hapësirë.

Ndryshe nga zona transparente e ndenjës, dhomat private janë të mbrojtura nga pamja. Të vendosura në pjesën e prapme të shtëpisë, dhomat e gjumit dhe banja ofrojnë privatësi të plotë. /Telegrafi/