LAJMI I FUNDIT:

Shtatzënia pas spirales: Është më efikase në kontracepsion, dhe ja kur mund të ndodhë ngjizja nëse e keni hequr atë

Shtatzënia pas spirales: Është më efikase në kontracepsion, dhe ja kur mund të ndodhë ngjizja nëse e keni hequr atë

Mjekët kanë shpjeguar se çfarë ndodh kur e hiqni spiralen dhe kur mund të prisni që fertiliteti juaj të kthehet

Spiralja është një nga format më efektive të kontracepsionit në dispozicion sot.


Konsiderohet që është njëzet herë më efikase se pilulat kontraceptive, mirëpo çfarë ndodh kur dëshironi të mbeteni shtatzënë nëse keni spiralen?

Ka dy kategori kryesore të pajisjeve instrauterine: spiralja e bakrit dhe spiralja hormonale. Që të dyja janë një pajisje plastike në formë të shkronjës T e cila vendoset në mitër, transmeton Telegrafi.

Asnjëra spirale nuk siguron kontracepsionin në atë mënyrë që pengon ovulacionin. Kjo ka rëndësi sepse do të thotë që kur e vendosni apo e hiqni spiralen kjo nuk do të duhej të ndikonte në ovulacionin tuaj dhe në mundësinë që të mbeteni shtatzënë menjëherë.

Sa shpejt mund të mbeteni shtatzënë pas heqjes së spirales?

Nëse planifikoni që së shpejti të mbeten shtatzënë, lajm i mirë është që fertiliteti zakonisht kthehet gjatë ciklit të parë të menstruacioneve të cilat ju vijnë pasi që ta keni larguar spiralen.

“Duhet ta hiqni spiralen sapo të vendosni të mbeteni shtatzënë”, thonë gjinekologët.

Nëse nuk mbeteni shtatzënë menjëherë pas heqjes së spirales, mos krijoni panik. Ka shumë faktorë të cilët mund të ndikojnë në fertilitetin tuaj, duke përfshirë moshën tuaj, mënyrën e jetesës, historinë familjare dhe shëndetin e përgjithshëm.

Procesi i të mbeturit shtatzënë është i ndryshëm për çdo person. Kjo varet nga faktorë të tjerë që mund të ndikojnë në fertilitetin tuaj, por nuk duhet të ndikohen nga përdorimi i spirales, thonë gjinekologët.

Mos harroni se një çift i ri mesatarisht i duhen 4-6 muaj për të mbetur shtatzënë dhe pas një viti afërsisht 85-90 për qind e grave do të mbeten shtatzënë.

Nëse nuk mbeteni shtatzënë pas një viti marrëdhënie të rregullta, konsultohuni me një mjek. /Telegrafi/