LAJMI I FUNDIT:

Shtatzënia dhe trombofilia – këshillat kyçe nga Dr. Emrush Kryeziu

Shtatzënia dhe trombofilia – këshillat kyçe nga Dr. Emrush Kryeziu

Emrush Kryeziu, mjek specialist internist dhe hematolog, si dhe ish-profesor i Fakultetit të Mjekësisë së Universitetit të Prishtinës, ka dhënë informacione të vlefshme mbi sëmundjet hematologjike dhe hematonkologjike, të cilat janë një pjesë thelbësore e mjekësisë klinike. 

“Duke qenë një nga degët më të rëndësishme të mjekësisë interne, hematologjia merret me studimin, diagnostikimin dhe trajtimin e sëmundjeve që ndikojnë në organe që krijojnë gjakun,” shprehet Dr. Kryeziu. Ai vë theksin në sfidat që paraqiten në përballjen me problemet hematologjike duke ju përpjekur për të informuar opinionin dhe praktikën mjekësore për këtë fushë. 

Në praktikën e tij ditore, Kryeziu has më së shpeshti në sindromin anemik, një nga sëmundjet më të zakonshme hematologjike. Ai sqaron se: “Anemitë klasifikohen në disa lloje, por në këtë poliklinikë, ne përqendrohemi te menaxhimi, diagnostikimi dhe trajtimi i atyre më të shpeshtave, veçanërisht anemitë siro-ropenike ose për shkak të mungesës së hekurit.” 

Emrush Kryeziu vë në dukje se sëmundjet e tilla, edhe pse teknikisht nuk janë hematologjike, janë të shoqëruara me organe që shkaktojnë gjakderdhje dhe ndikojnë në hematologji, si sëmundjet e ndryshme të aparatit tretës, urogjenital dhe gjinekologjik. 

Një problematikë që ka marrë vëmendje në kohët e fundit është trombofilia, një gjendje që paraqitet si goxha e shpeshtë për shkak të përmirësimit të diagnostikave.  

“Laboratori ynë është i pajisur me aparaturë moderne që mundëson një identifikim të saktë dhe diagnostikë gjenetike të trombofilisë,” thekson Dr. Kryeziu. Gjendja karakterizohet nga formimi i trombeve në enët e gjakut dhe trashëgohet nga linjat familjare. 

Ai thekson se trombofilia paraqet një rrezik në shtatzëni, duke rritur mundësinë e formimit të trombeve. Prandaj, ai i bën apel të gjitha grave, sidomos ato me histori familjare të trombozave dhe fenomeneve hemorragjike, që të bëjnë testet për trombofili.  

Dr. Kryeziu është i përkushtuar për të ofruar kujdesin më të mirë mjekësor dhe për të ndihmuar në menaxhimin e sëmundjeve hematologjike, duke u bërë një autoritet në fushën dhe një burim i çmuar i informacionit për pacientët dhe bashkëpunëtorët e tij. 

Për më shumë informacione kontaktoni:

Email: info@elita-plus.com

Tel: +383 44 204 240 /  +383 45 204 240 / +383 49 204 240

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori