LAJMI I FUNDIT:

Shtatëvjeçarja kërkon një vend pune, shefi ekzekutiv i Google i përgjigjet personalisht (Foto)

Shtatëvjeçarja kërkon një vend pune, shefi ekzekutiv i Google i përgjigjet personalisht (Foto)

Një vajzë shtatë-vjeçare nga Hereford, Angli, e cila shkroi një letër Google-s duke kërkuar për një vend pune, ishte ndarë shumë e kënaqur për të marrë një përgjigje personale nga vetë shefi ekzekutiv.

Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, Chloe Bridgewater, i kishte dërguar një letër të shkruar me dorë gjigantëve të teknologjisë në të cilën ajo përmend aftësitë e saj kompjuterike dhe interesimin e saj për të punuar në një vend si Google.

Në letrën e publikuar nga Business Insider, ajo shkroi se është me përvojë në përdorimin e tabletave, lojërave në kompjuter, not, drejtshkrim, lexim, dhe shumëzim.

Ajo madje ofroi edhe një referencë: “Mësuesit e mi dhe prindërit e mi thonë se jam shumë e mirë në mësime”.

Dhe për befasinë e saj dhe të gjithëve, ajo ka marrë një përgjigje nga vetë Sundar Pichai, sipas një postimi në LinkedIn nga babai i saj Andy Bridgewater, postim që ka shkuar viral.

“Unë mendoj se në qoftë se ju vazhdoni të ndiqni ëndrrat tuaja, ju mund të arrini gjithçka që u shkon ndër mend – që nga punësimi në Google deri në pjesëmarrëse noti në Lojërat Olimpike”, ka shkruar shefi ekzekutiv i Google në letër.

“Unë pres që të marrim kërkesën tuaj për punë, kur ju të keni përfunduar shkollimin!”

Babai i saj ka shpjeguar se vajza e tij kishte humbur besimin pas një aksidenti me makinë, nja dy vjet më parë dhe se letra ishte një përforcues shumë i nevojshëm i vetëbesimit. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
A mund ta gjeni copën e kaltër të djathit?

A mund ta gjeni copën e kaltër të djathit?

Interesante
Shpenzoi 100 dollarë për fustanin që do ta vishte në një dasmë, u shokua kur pa shoqërueset e nuses që kishin veshur të njëjtin

Shpenzoi 100 dollarë për fustanin që do ta vishte në një dasmë, u shokua kur pa shoqërueset e nuses që kishin veshur të njëjtin

Interesante
Australianen e goditi një fatkeqësi para dasmës: Nuk do ta besoni se si mbeti pa fustanin e nusërisë

Australianen e goditi një fatkeqësi para dasmës: Nuk do ta besoni se si mbeti pa fustanin e nusërisë

Fun
Australia debaton për rikthimin e një zogu të shpëtuar te pronarët e tij

Australia debaton për rikthimin e një zogu të shpëtuar te pronarët e tij

Interesante
Balenciaga prezanton byzylykun e ri që duket si ngjitës - reagon interneti

Balenciaga prezanton byzylykun e ri që duket si ngjitës - reagon interneti

Interesante
Metoda e pazakontë por shumë efektive e vendosjes së çarçafit në jorgan, influencuesja habit me videon në TikTok

Metoda e pazakontë por shumë efektive e vendosjes së çarçafit në jorgan, influencuesja habit me videon në TikTok

Interesante
Kalo në kategori