LAJMI I FUNDIT:

Shtatë vjet nga pranimi i FFK-së në UEFA

Shtatë vjet nga pranimi i FFK-së në UEFA

Sot (e mërkurë), 3 maj, bëhen shtatë vjet që kur Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) u anëtarësua me të drejta të plota në UEFA.

3 maj i vitit 2016 dhe Kongresi i UEFA-s në Budapest i dhanë fund izolimit të padrejtë prej dy dekadash e gjysmë të futbollit kosovar.


Ndërsa sot, në këtë ditë bëhen shtatë vjen nga anëtarësimi i FFK-së në UEFA me të drejta të plota.

Shtatë vjetorin e pranimit në UEFA e ka shfrytëzuar edhe kryetari i FFK-së, Agim Ademi, i cili ka dhënë një mesazh për faqen zyrtare.

“Çdo 3 maj është një ditë e veçantë për futbollin e Kosovës dhe për të gjithë ne që e ndjejmë shpirtin e kësaj loje. Kjo ditë na kujton se nëse ëndërroni dhe punoni fort për ta arritur diçka, atëherë asgjë nuk është e pamundur”.

“Dita e sotme na rikujton emocionet e forta nëpër të cilat kaluam, këtu e shtatë vjet më parë”.

“Kongresi i mbajtur në Budapest, më 3 maj të vitit 2016 ishte sikurse një lojë e tensionuar në fushën e futbollit, por që në fund gjithçka shndërrohet në gëzim dhe festë”, ka thënë ndër tjerash Ademi. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

Premier League
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Premier League
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Capello me një vlerësim të sinqertë tregon lojtarin i cili do ta dëmtojë Anglinë në Euro 2024

Capello me një vlerësim të sinqertë tregon lojtarin i cili do ta dëmtojë Anglinë në Euro 2024

Përfaqësueset
Driblim që ta kujton

Driblim që ta kujton "Fenomenin" - Mbappe turpëroi lojtarin kundërshtar

Ligue 1
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Kalo në kategori