Shtatë ushqime që duhet t’i konsumoni gjithnjë së bashku
Ashtu sikurse disa bimë rriten më mirë pranë njëra-tjetrës, edhe disa ushqime të caktuara duhen konsumuar së bashku dhe jo vetëm sepse shkojnë si shije, por sepse në këtë mënyrë mund të përthithni më mirë vlerat e tyre ushqyese.
Këto janë dyshet e fuqishme që duhen konsumuar gjithnjë së bashku.
1. Mishi i gjelit të detit me patatet e ëmbla
Vitamina A, antioksidanti i gjendur te patatet e ëmbla, ka nevojë për zinkun e gjendur në mishin e gjelit të detit që të përthithet, transportohet dhe përdoret nga organizmi ynë.
2. Sallata me yndyra të plota
Konsumimi i perimeve si karotat, specat dhe selinoja mund t’ju furnizojë mirë me fibra që janë të nevojshme për një tretje të mirë. Por, që të përfitoni sa më shumë vitamina nga këto perime, duhet ta shoqëroni sallatën me një salcë me yndyra të shëndetshme.
3. Dredhëzat me spinaq
Për të përthithur sa më shumë hekur që gjendet në përbërjen e spinaqit, ekspertët sugjerojnë shoqërimin e tij me vitaminë C. Dredhëzat janë perfekte për këtë punë.
4. Kosi me banane
Kalciumi është i domosdoshëm për zhvillimin e kockave dh e dhëmbëve të shëndetshëm, por që të përthithet sa më mirë, ka nevojë të shoqërohet me fibrën inulinë, që gjendet masivisht tek bananet.
5. Çaji i gjelbër me limon
Shoqërimi me limon, jo vetëm e bën çajin jeshil më të shijshëm, por edhe rrit fuqitë e tij antioksiduese.
6. Çokollata e zezë me mollë
Antioksidantët që gjenden tek mollët dhe ata që gjenden tek çokollata e zezë, të kombinuara bashkë, mund të parandalojnë sëmundjet e zemrës.
7. Tërshëra me boronica
Vetitë inflamatore të tërshërës dhe të boronicave janë shumë më efektive nëse bëhen bashkë.
Burimi: Women’s Health
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë