LAJMI I FUNDIT:

Shtatë tifozë të arrestuar, u futën në fushë dhe sulmuan policin

Shtatë tifozë të arrestuar, u futën në fushë dhe sulmuan policin

Policia e Kosovës bëri të ditur se ka arrestuar shtatë të dyshuar, tifozë të futbollit, pasi të njëjtit janë futur në fushën e futbollit dhe njëri nga të dyshuarit ka goditur me grushte zyrtarin policor.

Rasti ka ndodhur në fshatin Koretin të Kamenicës, të dielën në ora 17:25.


Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa të dyshuarit me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje. /Telegrafi/