LAJMI I FUNDIT:

Shtatë strategji që do t’ju qartësojnë idetë për paratë gjatë vitit 2024

Shtatë strategji që do t’ju qartësojnë idetë për paratë gjatë vitit 2024

Nëse ju, si shumica prej nesh keni shpenzuar gjatë festave, mund të jeni duke menduar për zgjidhjet më të mira që lidhen me paratë për vitin 2024

Teksa shpresojmë se përballimi i krizës së kostos së jetesës është kryefjala e ditës, ka ende shumë qëllime për të cilat mund të punojmë vitin e ardhshëm nëse duam një balancë më të mirë të parave.


Ja shtatë më kryesoret prej tyre sipas analistëve financiarë:

1. Krijoni një buxhet

Përpiquni të bëni një buxhet të detajuar që përshkruan të ardhurat, shpenzimet dhe qëllimet e kursimeve. Ndiqeni këtë plan gjatë gjithë vitit për të menaxhuar më mirë financat tuaja.

2. Ulja e borxhit

Vendosni një objektiv për të shlyer një shumë të caktuar borxhi, qofshin ato kredit, kredi studentore ose ndonjë bilanc tjetër të papaguar. Merrni parasysh krijimin e një plani ripagimi për të shkuar drejt niveleve të uljes së borxhit, shkruan Glamour.

3. Kurseni më shumë

Synoni të rrisni kursimet duke i vendosur në bankë me një përqindje ose thjesht hiqni një shumë të caktuar çdo muaj. Vendosni aplikacione për transferta ose llogari automatike, për ta bërë kështu kursimin më të lehtë.

4. Investoni me mençuri

Edukoni veten për opsione të ndryshme investimi dhe bëni një plan për të investuar paratë tuaja me mençuri.

5. Ulni shpenzimet e panevojshme

Rishikoni shpenzimet dhe identifikoni fushat ku mund të bëni shkurtime. Kjo mund të përfshijë anulimin e abonimeve të papërdorura ose gjetjen e alternativave më ekonomike për blerjet e përditshme.

6. Filloni një fond emergjence

Vendosni të ndërtoni një fond të caktuar emergjence, sidomos nëse nuk e keni tashmë. Synoni të kurseni një shumë specifike që mbulon shpenzimet e jetesës, citon Anabel.

7. Ndiqni zakonet e shpenzimeve

Përdorni aplikacione ose makinë llogaritëse për të monitoruar se ku shkojnë paratë tuaja, të cilat mund t’ju ndihmojnë të identifikoni modelet dhe fushat ku mund të bëni përmirësime në zakonin e shpenzimeve të përditshme. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Intimitet dhe Pasion
Nëse dëshironi lumturi, motivim dhe paqe të mendjes, ndiqni këto këshilla

Nëse dëshironi lumturi, motivim dhe paqe të mendjes, ndiqni këto këshilla

Këshilla Lifestyle
A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e dini se...
Harrojini bisedat e pista! Shprehjet e fytyrës janë më efektive për të përcjellë atë që dëshironi gjatë seksit

Harrojini bisedat e pista! Shprehjet e fytyrës janë më efektive për të përcjellë atë që dëshironi gjatë seksit

Intimitet dhe Pasion
Liria individuale

Liria individuale

Këshilla Lifestyle
Emrat më të popullarizuar për qen dhe mace në vitin 2017: Detyra më e këndshme për pronarët!

Emrat më të popullarizuar për qen dhe mace në vitin 2017: Detyra më e këndshme për pronarët!

Kërshëri
Kalo në kategori