LAJMI I FUNDIT:

Shtatë raste të reja dhe shtatë të shëruar nga coronavirusi në Kërçovë

Shtatë raste të reja dhe shtatë të shëruar nga coronavirusi në Kërçovë

Në Kërçovë sot janë regjistruar shtatë raste të reja me COVID-19, ndërsa janë shëruar shtatë persona tjerë. Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë, numri i përgjithshëm i të infektuarve me COVID-19 në këtë komunë arriti në 194 persona, nga të cilët 114 janë aktiv, 71 janë shëruar dhe nëntë persona kanë vdekur.

“Sot kemi shtatë persona të infektuar dhe të gjithë ata trajtohen në shtëpi nën mbikëqyrjen e mjekut amë dhe natyrisht në izolim. Për fat të mirë, ne kemi shtatë persona të shëruar nga coronavirusi”, informon Dr. Xhabir Bajrami, anëtar i Shtabit Komunal të Krizave në Kërçovë.


Ai u bëri thirrje të gjithë qytetarëve që të respektojnë rekomandimet e dhëna nga institucionet kompetente shëndetësore./Telegrafi/