LAJMI I FUNDIT:

Shtatë muaj Kryeministër në detyrë, vendimet e Qeverisë Haradinaj

Shtatë muaj Kryeministër në detyrë, vendimet e Qeverisë Haradinaj

Para se të formohet qeveria e re, Ramush Haradinaj edhe pse dha dorëheqje, për 200 ditë vazhdoi ta mbaji këtë detyrë. Edhe pse i dorëhequr, ai mori vendime, emëroi e vazhdoi mandate si dhe ndau mjete.

Të hënën e 3 shkurtit Ramush Haradinaj ju bënë fiks 200 ditë si kryeministër në detyrë i Kosovës.


Në krye të ekzekutivit Ramush Haradinaj erdhi më 9 shtator të 2017-ës. Edhe vendimet e tij, ishin të shumta.

Më të përfolura të Qeverisë së Haradinajt  ishin Formimi i Ushtrisë i cili ndodhi me 14 dhjetor të vitit 2018. Deputetët e Kuvendit të Kosovës i thanë po transformimit të Forcës së Sigurisë së Kosovë në Forca të Armatosura me 107 vota për, asnjë kundër dhe një abstenim.

E më 21 Nëntor 2018, qeveria Haradinaj, vendosi taksën 100% për të gjitha produktet serbe dhe boshnjake.

Një vendim tjetër, i cili bëri shumë zhurmë ishte ai, që të rriten pagat për disa pozita në Qeveri madje edhe për veten. Arsyetimi i Haradinajt, ishte që një kryeministër bazuar në përgjegjësitë që ka nuk mund të ketë rrogën 1300 euro.

E më 24 Shkurt 2018 është arritur marrëveshjen për shënimin e kufirit me Malin e Zi. Qeveria e Kosovës deklaroi se ky miratim do të sigurojë lëvizjen e lirë të qytetarëve kosovarë si kriter për liberalizimin e vizave. Por një gjë e tillë ndonëse u premtua nuk ndodhi.

Vendimet për emërimet e zëvendësministrave, u cilësuan si skandal të qeverisë Haradinaj. Kjo qeveri në largim, numëroi më shumë se 80 zëvendës të ministrave.

53 milionë eurot që iu ndanë kompanisë Bechtel & Enka, për Kontratën për ndërtimin e Autostradës R6, “Arbën Xhaferi” Prishtinë-Hani i Elezit, poashtu bëri bujë të madhe nga opozita dhe shoqëria civile.

Mjetet që u ndanë nga ekzekutivi, ishin të shumta dhe u përcollën edhe me kritika.

Haradinaj kishte dhënë dorëheqje më 19 korrik të vitit 2019 me arsyen se ishte ftuar në Hagë nga Gjykata Speciale dhe atje nuk donte të shkonte si kryeministër, por si qytetar i thjeshtë i Kosovës.

Deri në mbajtjen dhe përfundimit të procesit zgjedhor, e më pas edhe zvarritjes së arritjes së koalicionit nga ana Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje, Haradinaj për gjashtë muaj e gjysmë mbeti kryeministër në detyrë, e  mbajti 7 mbledhje të qeverisë.

Ani pse ishte kryeministër në detyrë, Ramush Haradinaj dhe presidenti i Kosovës emëruan emëruar në pozitën e kreut të AKI-së, Kreshnik Gashin, derisa, Burim Ramadanin në postin e Inspektorit të Përgjithshëm në AKI./RTV Dukagjini/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
Biseda telefonike ndërmjet presidentit francez Macron dhe kryeministrit Kurti, anëtarësimi në Këshill të Evropës dhe Asociacioni i komunave me shumicë serbe

Biseda telefonike ndërmjet presidentit francez Macron dhe kryeministrit Kurti, anëtarësimi në Këshill të Evropës dhe Asociacioni i komunave me shumicë serbe

Lajme
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Lajme
Zgjedhjet presidenciale në Maqedoni - gjithçka që duhet të dini

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoni - gjithçka që duhet të dini

Politikë
Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori