LAJMI I FUNDIT:

Shtatë mënyra të shkëlqyeshme si ta përdorni shtyllën mbështetëse në enterier

Shtatë mënyra të shkëlqyeshme si ta përdorni shtyllën mbështetëse në enterier

Shtyllat janë element i domosdoshëm mbështetës, që mbajnë peshën e kulmit apo të katit të sipërm, mirëpo shpesh janë goxha pengesa, sepse gjenden në pjesën qendrore të lokalit

Ju propozojmë shtatë ide se si t’i bëni ato shtylla më interesante, t’u ofroni funksion plotësues, t’i përfshini më mirë në enterier, apo, megjithatë, t’i vini në pah, transmeton Telegrafi.


1. Shtylla si pjesë dekori

Në hapësirën në të cilën dominon druri apo paleta e ngjyrave ka tone dheu, shumë mirë do të përshtatet litari i trashë në ngjyrë natyrale apo të bardhë. Mbështilleni rreth një pjese të shtyllës dhe në mënyrë të thjeshtë do të përftoni një element i cili tërheq vëmendjen.

1

2. Vepër artistike

Shtyllat e zbukuruara mirë apo shtylla të gravura mund të bëhen element kryesor dekorues në lokal.

2

3. Rafte të hapura

Dy shtylla të vendosura afër njëra-tjetrës mund të përdoren që të bëni raft të hapur. Ngjyrosni me ngjyrë të njëjtë si edhe raftet e tjera që i keni në lokal, dhe askush nuk do të vërejë se cili është qëllimi i tyre…

3

 4. …ose mini-bar

Shtyllat gjithashtu mund të sigurojnë një kënd perfekt i cili mund të shndërrohet në mini-bar. Ndërtoni raftet dhe dollapët e kuzhinës dhe do të keni hapësirë elegante për ekspozimin dhe përgatitjen e pijeve dhe koktejeve të preferuara.

5. Stendë në lokal

Një sërë e shtyllave mbështetëse të vendosura midis dy hapësirave me funksione të ndryshme është bazë perfekt për formimin e stendës midis atyre dy pjesëve të lokalit

6. Shtylla si pjesë mobilieje

Nëse shtylla gjendet në afërsi të gardërobës apo vendit ku i mbani këpucët, ndërtoni një hapësirë për veshje dhe zhveshje rreth tij.

7. Galeri për vepra artistike

Sipërfaqet e mëdha të shtyllave vëzhgoni si pëlhurë e bardhë në të cilën do të shfaqni kreativitetin tuaj.

7a

/Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Trajneri i Taylor Swift ndan sekretet e saj të fitnesit për të ushtruar si ‘atlete profesioniste’

Trajneri i Taylor Swift ndan sekretet e saj të fitnesit për të ushtruar si ‘atlete profesioniste’

Ndërtim i muskujve
Bëhuni gati për një enigmë që do t'ju lodhë: A mund ta

Bëhuni gati për një enigmë që do t'ju lodhë: A mund ta "thyeni kodin" në 25 sekonda?

Stil
Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë

Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë

Çfarë të vizitosh
Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Intimitet dhe Pasion
A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e dini se...
A mund ta zgjidhni këtë enigmë: Cili është numri i fundit në një seri numrash?

A mund ta zgjidhni këtë enigmë: Cili është numri i fundit në një seri numrash?

Stil
Kalo në kategori