Shtatë kontejnerë digjen brenda një nate në Prishtinë, Pastrimi apelon për kujdes

Kompania Regjionale e Mbeturinave “Pastrimi” ka bërë të ditur se shtatë kontejnerë janë djegur vetëm gjatë natës, në dy rrugë të Prishtinës – “Sylejman Vokshi” dhe “Avalla”.
Përmes një njoftimi, kompania ka apeluar te qytetarët që të mos i djegin kontejnerët dhe të mos hedhin mbeturina të ndezura në ta.
Sipas “Pastrimit”, djegia e kontejnerëve paraqet rrezik për shëndetin dhe ndot ndjeshëm ajrin dhe ambientin në lagje.
“Është tepër i rrezikshëm për shëndet ky veprim. Gjobitet edhe nga shteti”, thuhet në apelin e kompanisë.
Kompania ka kërkuar nga qytetarët që të tregojnë kujdes dhe të shmangin veprimet që mund të shkaktojnë zjarre, dëme materiale dhe ndotje të mjedisit. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
2 orë më parë
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate







































